E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIP-at e burgut falin “mekatet”

Redinalda Caushaj
Te paraburgosurit e Burgut 313 ne Tirane, dje jane zgjuar me heret se zakonisht. Sapo ora ka shenuar 07:00 e mengjesit, 19 prej tyre jane veshur dhe bere gati per te falur “mekatet” ne diten e shenjte te Kurban Bajramit, festa e besimtareve myslimane ne Shqiperi dhe dita ku e mira mund te keqen. Nuk kane munguar edhe VIP-at e ketij burgu, te denuar apo qe presin verdiktin e drejtesise per krimet per te cilat akuzohen. Nder ta edhe kreu i Bandes se Durresit, Lulzim Berisha dhe i sapodenuari me 12 vite burg, i njohur si “Don Zhuani”, Arben Tollia. Ndersa Berisha shfaqet i heshtur dhe i mbyllur ne boten e tij, Tollia pershendet me shprehjet e tij karakteristike. “Ju Ruajt kisha e Lacit” dhe “gezuar Bajramin”. Nje tjeter i denuar besimtar eshte edhe Ali Ademi, shqiptar nga Maqedonia, qe shprehet i kenaqur per xhamine e improvizuar ne raste festash ne ambientet e burgut. Ne fund te faljes, besimtaret kane shkembyer urime me shtrengime duarsh e perqafime.
Kreu i Bandes se Durresit eshte falur dje ne mengjes per Bajram, ne oren 7:45, ne oborrin e Burgut 313, ne rrugen “Jordan Misja”, se bashku me 19 te paraburgosur dhe te denuar te tjere. I veshur sportiv, me nje xhup te kuq, me bluze, pantallona dhe kepuce te zeza, me nje tapet jeshil, te cilin e mbante ne dore, Berisha eshte ulur ne rresht te pare per te kryer edhe faljen e tij te namazit. Tapetin, te cilin e mbante ne dore, e ka shtruar ne tapetin tjeter jeshil te fushes, e cila perdoret edhe per ajrim e per lojera te ndryshme. Imami qe ishte ftuar per te drejtuar kete ritual fetar, ka udhehequr ritin me kenge fetare dhe me pas te gjithe te paraburgosurit dhe te denuarit jane falur, duke ndjekur veprimet e tij. Nderkohe qe pas faljes, Lul Berisha eshte takuar me drejtorin e burgut te “Jordan Misja 313”, Fatmir Neza dhe me besimtaret e tjere. Pasi ka veshur kepucet e tij, ka marre tapetin dhe eshte drejtuar per ne qeline ku edhe eshte transferuar pak dite me pare.
Po pervec Lulzim Berishes, ne faljen e namazit, mengjesin e djeshem, ka qene i pranishem edhe Arben Tollia, i denuar me 12 vjet heqje lirie nga Gjykata e Krimeve te Renda, nen akuzen e “marredhenieve seksuale me dhune me te rritura”. I veshur me nje kostum sportiv dyngjyresh, 50-vjecari eshte ulur ne rreshtin e dyte per te kryer faljen e mekateve qe kryhet nga cdo besimtar. Nderkohe qe, pervec shprehjes “ju ruajte kisha e Lacit”, Tollia ka uruar te gjithe besimtaret “gezuar festen”. Nje prej te pranishmeve qe rane me teper ne sy ishte edhe Ali Ademi, nje shqiptaro-maqedonas i denuar nga drejtesia shqiptare per trafikimin e disa shtetasve turq ne vitin 2005. Ndersa perfundon faljen e namazit, shprehet se, “ne burg jane te gjitha kushtet per te kryer ritet fetare”. Nderkohe qe jane pikerisht gardianet, ata qe i shoqerojne ne kete xhami te improvizuar, sa here qe kryhen faljet per festa. Ne fund nuk ka munguar edhe nje banket me pije te ndryshme per besimtaret e burgut.
Fatmir Neza:“Kushte per rastet e festave”
Drejtori i sapoemeruar i Burgut 313, ne rrugen “Jordan Misja” te Tiranes, Fatmir Neza, ka bere te ditur dje se kushtet per te kryer edhe faljet e te paraburgosurve, por edhe te burgosurve besimtare, ekzistojne dhe jane krijuar per te respektuar te drejtat e tyre. “Kushtet nuk jane aq te mira, por te pakten besimtaret, te cilet ndodhen brenda qelive, kane ku te falen. Shikoj me nje qetesi te madhe shpirterore se si keta te burgosur kryejne edhe ritualet e tyre fetare ne keto ambiente”, tha Neza, pas ritualit te besimtareve myslimane me rastin e Kurban Bajramit, dje. Nderkohe qe ai ka bere te ditur se kete ritual fetar do te vazhdojne gjithmone dhe do t’u krijohen gjithmone mundesite besimtareve te ndodhur brenda qelive dhe kushtet per keto festa fetare.
Ali Ademi: “Falem pese here ne dite”
Ali Ademi, shqiptaro-maqedonasi, i denuar per trafik te qenieve njerezore nga Gjykata e Tiranes, pasi u kap gjate vitit 2005, nuk ka ngurruar si nje besimtar i mire mysliman te uroje te gjithe shqiptaret per festen e tyre, por edhe besimtaret e tjere ne Maqedoni dhe ne Kosove. Ai thote se falet pese here ne dite se bashku me besimtare te tjere. “Ne burg kemi te gjitha kushtet qe falemi 5 here ne dite, ashtu sic e ka zakoni. Brenda ne ambientet e burgut kemi nje xhami tonen, ne te cilen kryejme edhe ritualet fetare”, tha Ademi per gazeten “KJ”. Dhe per te kryer kete rit, sa here qe vjen ora e faljeve ne mengjes, dreke apo pasdite, jane gardianet ata qe shoqerojne te burgosurit per ne kete xhami, me qellim faljen. “Asnjehere nuk na kane penguar per te kryer zakonet tona fetare. Une u uroj te gjithe shqiptareve gezuar Bajramin”, ka perfunduar Ademi.
Disa prej te burgosurve
Lul Berisha
Arben Tollia
Ali Ademi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›