E Diel, 1 Nëntor 2026

Modeli autoritar, hierarkik, pjell arrogancë dhe pandjeshmëri

Rregullat e reja për pagesat në spitale që lexova në artikullin tuaj, nga disa intepretohen si efikase, sepse pritet të ulin korrupsionin, por sidomos arrogancën e mjekëve e të rrisin humanizmin që shpesh shenjon nivelin zero.

Ndoshta ndodh kështu dhe unë e uroj një gjë të tillë. Por nuk jam e sigurt për këtë. Më duket sesi në shumë fusha të shoqërisë shqiptare, edhe në shëndetësi mbizotëron modeli autoritar, hierarkik, nga ky rrjedh edhe arroganca, edhe mungesa e ndjeshmërisë ndaj pacientit. Për ta ndryshuar këtë duhet një thyerje mentaliteti, një edukatë tjetër, një konstrukt tjetër nga ky ekzistues; duhet një imponim institucional që duhet të fillojë që në universitet, aty ku përgatitet mjeku i ardhshëm.

Sigurimi shëndetësor zgjidh, më së shumti problemin e shërbimeve dhe të pagesave. Pacienti e di se çfarë shërbimesh shëndetësore pret dhe me çfarë kostoje dhe paratë nuk ia paguan mjekut direkt, por një pale të tretë: sigurimeve shëndetësore. Kjo e fundit ia kalon, përkundrejt faturës, rimbursimin mjekut, spitalit, në varësi të shërbimit që ka marrë pacienti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›