Basketboll Shqiperia mundet nga Azerbajxhani

Ka vazhduar të humbasë, ndonëse ka qenë një humbje pak më e ndryshme se të tjerat. Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është mundur me 13 pikë diferencë në Baku të Azerbajxhanit, nga skuadra vendase, me rezultatin 99-86.
Ndeshja ishte e vlefshme për divizionin B të eleminatoreve të kampionatit europian dhe u luajt në kompleksin sportiv olimpik “Serhedçi” të Bakusë.
Ndeshja nisi keq për kuqezinjtë të cilën madje ishin në humbje 80-57 në pjesën e tretë, por arritën të reagonin, ndoshta duke përfituar edhe nga një ulje e ritmit të vendasve. Në fund, Bushati ka qenë lojtari më i mirë i Shqipërisë me 28 pikë, ndjekur nga Kuqo me 22 e më tej Shima e Cuka.
Humbja mbetet gjithnjë humbje, por gjithsesi krahasimi është gjëja më e mirë që mund të bëhet dhe ky krahasim na thotë se në Shqipëri jemi mundur nga Azerbajxhani me rezultat më të thellë, me 18 pikë diferencë.
Po në divizionin ku bën pjesë Shqipëria, Suedia fitoi në fushën e Bjellorusisë, 86-77. Suedezët dhe azerët kryesojnë grupin me nga 9 pikë pas 5 ndeshjesh, shqiptarët kanë 5 pikë pasi i kanë humbur të 5 ndeshjet e tyre.
Ndeshja e radhës është të hënën, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku do të jetë përballë Bjellorusia dhe skuadra shqiptare shpreson që të arrijë fitoren e parë. Për këtë, kuqezinjtë bëjnë thirrje për mbështetjen e tifozëve, e cila vërtet që do të jetë shumë e rëndësishme.