E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Lippi i jep shpresë Tottit

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, i ka lënë pak shpresë kapitenit të Romës, Francesco Totti, se ndoshta mund të kthehet në përfaqësuese.
"Totti është një lojtar i shkëlqyer dhe një person i mirë. E di se do të ketë shumë 'torturë' ndaj meje prej tani e deri në qershor". "Nuk dëshiroj të them emra, por unë do t'i marr vendimet për ekipin. Nuk do të përjashtoj asgjë, por në qershor mund të vijnë lojtarë të cilët nuk janë këtu tani për tani", ka thënë Lippi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›