Trajneri, hamall në firmë ndërtimi
Ndëshkim shembullor për Kombëtaren e Koresë së Veriut. Drejtuesit e vendit komunist kanë shpërfytyruar gjithë skuadrën duke i bërë një gjyq publik, tipik për vende me regjim komunist. Pas 3 humbjeve në Kupën e Botës, ku është veçuar 7-0 ndaj Portugalisë, koreano-veriorët kanë pësuar edhe “zinxhirin” e rëndë të drejtuesve komunistë. “ç’nderim publik për papërgjegjshmërinë e treguar dhe mos ndjekjen e urdhrave të liderit Kim Jong-il”, shkruan gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo”, sipas së cilës, ish-trajneri i Kombëtares Kim Jong-hun është shkarkuar nga detyra dhe përjashtuar nga Partia Komuniste si dhe është dërguar të punojë në një firmë ndërtimi në Penian.
Ndërkohë që e gjithë skuadra është detyruar të qëndrojë në këmbë gjatë gjithë datës 2 korrik në shkallët e Pallatit Popullor të Kulturës si dhe i është nënshtruar një kritike të rreptë ideologjike për rreth 6 orë. Të vetmit që i shpëtuan gjykimit ishin dy lojtarët e lindur në Japoni, An Jong-Hak e Jong Tae-se.
Rreth 400 funksionarë, përfshirë edhe Ministrin e Sportit, Pak Mjong-çol si dhe shumë atletë, kanë marrë pjesë në kritikën publike, ndërsa prezantuesi i televizionit Ri Dong-Kju ka lexuar pikë për pikë të gjithë gabimet e lojtarëve. “Në fund të sesionit, lojtarët kritikuan trajnerin”, komenton Radio Free Asia.