Trajneri i Interit Veshtiresite e sezonit ndikuan ne eleminimin nga Liga

Ndonëse duhej të ndodhte përmbysja e shekullit, sërish ai besonte se mund t’ia dilte. Leonardo, trajneri i Interit, është edhe një herë i zhgënjyer që nuk mundi të shkaktonte një të papritur të përmasave epokale, siç do të kishte qenë kapërcimi i humbjes 2-5 me Shalken në Milano.
Në të kundërt, u pësua një tjetër humbje, 1-2 në Gelsenkirshen, përballë Shalkes me Raul Gonzalesin që nuk lë rast pa goditur. Leonardo shpjegon arsyet e dështimit.
Më vjen keq, besoja vërtet se mund t’ia dilnim, por në pjesën e parë nuk ishim aq pranë golit sa duhej. Duhej të rikuperonim më mirë topin, duhej shënuar, por nuk krijuam dot kushtet e duhura. Nuk ishte e lehtë për të përmbysur humbjen e parë, një humbje ku golat u pësuan ndërsa mbrojtja ishte e organizuar. Ndodhën shumë gjëra, në momentin vendimtar erdhëm në gjendje të vështirë, me pak benzinë në serbator. Një sezon problematik, me shumë dëmtime, ndërsa kërkohej gjithnjë maksimumi. Jam shumë i trishtuar.
Ralf Rangnik është një trajner i madh i momentit në Champions pasi Shalke e tij ka dy fitore në dy ndeshje, që të dyja ndaj Interit. Gjermani, i mbiquajtur “profesori” ka edhe 2 fitore në Bundesligë, pra 4 takime radhazi të suksesshme. Një rezultat i përgjithshëm 7-3 i dedikohet lojtarëve nga ana e trajnerit të Shalkes.
Çfarë mund të them unë për një skuadër të tillë. Jam shumë i lumtur që ekipi i dha një kënaqësi të madhe vetvetes me fitoren e ndeshjes së kthimit, duke mos u kënaqur aspak me atë që bëri në ndeshjen e parë. Çfarë paraqitjeje nga ana jonë. Secili prej lojtarëve luftoi fort duke ndihmuar shokët dhe ky ishte çelësi i suksesit tonë. Mos harroni se eleminuam kampionët në fuqi dhe luajtëm shumë mirë sepse i lejuam atyre vetëm dy raste. Gjithsesi, mendoj se Mançester Junajtid do të jetë favorit në gjysmëfinale