E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, i dashuruar në topin

Xherdan Shaqiri ka qenë gjithmonë i dashuruar në topin. Futbollisti kosovar që në fëmijëri e kishte shqelmuar topin dhe ishte mjaft tip sportiv. Në vegjëli, përpos futbollit, ai kishte punuar edhe si shitës në një butik, ku e kishte shfaqur edhe këtë talent. Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 11:53

Xherdan Shaqiri ishte i lidhur me topin qysh në vegjëli. Mesfushori kosovar luante vazhdimisht që kur ishte fëmijë. Ueb faqja sf.tv ia ka kushtuar një dokumentar të shkurtër jetës fëmijërore të talentit kosovar, që nga kopshti.

Mësuesja e tij, Monika Hufschmid, kujton mirë ish nxënësin e tij. “Xherdani ishte gjithmonë mjaft sportiv”, kujton ajo. Ai gjithashtu ishte paksa problematik, pasi që në parkun e lojërave gjithmonë vraponte dhe i hapte të gjitha portat.

Në mendjen e 19 vjeçarit gjithmonë ka qenë futbolli. Trajneri i tij i parë ishte Michael Meier në klubin SV Augst. Ai e kishte zbuluar talentin e futbollistit nga Gjilani, që kur e kishte parë. “Xherdani ishte mjaft i dashuruar në topin. Një minutë pas zëvendësimit u ndal afër meje dhe më pyeti se kur mund të kthehej në fushë”, buzëqesh Meier.

Paralelisht me ekipin e futbollit Basel, ku luajti 10 vjet, Shaqiri kishte filluar të punonte si shitës në një butik. Shefi i tij, Diego Gaio, ndihet krenar që punoi me përfaqësuesin zviceran. “Zotëri Shaqiri do të ishte një shitës i mirë”, thotë Gaio. Sigurisht, e gjithë kjo nëse Xherdani nuk do të merrej me futboll.

Xherdan Shaqiri është bërë yll i Zvicrës, pas shkëlqimit në dy vjetët e fundit. Ai e fitoi titullin e kampionit me Baselin dy herë rresht, ndërsa mori pjesë edhe në Botërorin e Afrikës së Jugut. 19 vjeçari e arriti kulmin javë më parë, kur shënoi tri gola në fitoren 3:1 ndaj Bullgarisë në kualifikimet për Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›