E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria humb Currin

Debatik Curri do të mbetet jashtë fushës edhe për tri javë, pasi lëndimi i pësuar kundër Francës ka qenë më i madh sesa që është menduar. Mesfushori kosovar paralajmëron se do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare kundër Francës dhe Rumanisë. Nga Driton Berisha më 13 shtator 2011 në ora 11:54

Josip Kuze po vazhdon të merr lajme të këqija ditëve të fundit. Trajneri kroat nuk do të mund të llogaritë në Debatik Currit për dy ndeshjet e mbetura të Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2012’, kundër Francës dhe Rumanisë.

Mesfushori prishtinas ende po vaun nga lëndimi i pësuar javën e kaluar në ndeshjen që Shqipëria e humbi nga Franca 1:2 në stadiumin ‘Qemal Stafa’ dhe nuk pritet t’i rikthehet fushës të paktën edhe tri javë.

“Pas lëndimit e kam bërë një fotografim në Tiranë dhe që nga ajo kohë jam duke bërë terapi. Mirëpo, mjekët në Turqi më kanë thënë se lëndimi nuk është edhe aq i lehtë sa është menduar”, ka thënë Debatik Curri për Express.

“Mjekët më kanë thënë e duhet të pushoj katër javë dhe nuk besoj se do të luaj kundër Francës dhe Rumanisë. Mjeku i ekipit më ka thënë që pas ndeshjeve të përfaqësueseve që luhen më 7 dhe 11 tetor, unë mund të luaj për Gençlerbirligin”, ka theksuar futbollisti i klubit turk, i cili ka pësuar një zgjatje muskulore.

Edhe një vit më parë, Curri kishte pësuar një lëndim të rëndë gjatë stërvitjes me skuadrën e tij Gençlerbirligi, gjë që e la jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj. Ish futbollisti i Prishtinës kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë, gjë e cila e detyroi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike.

Në atë kohë, Curri sapo ishte transferuar nga Vorskla Poltava te klubi turk, me të cilin në sezonin e kaluar u aktivizua vetëm në disa ndeshje në javët e fundit të kampionatit turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›