E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Milani? Do ta rifitoj hapësirën time

Nuk luajti në ndeshjen e parë të sezonit për shkak të një tërheqjeje muskulare në kofshën e djathtë, por Lorik Cana ndjehet mirë dhe deklaron se i vjen keq që humbi Milanin, që do të ishte një debutim perfekt për idhullin e tifozërisë kuqezi. “Më vjen keq që nuk debutova me Lacion kundër Milanit, por jam i lumtur për barazimin e Lacios”, thotë Cana, që më pas shton se mezi pret që të marrë veten për të zbritur në fushën e lojës: “Stafi mjekësor më ka urdhëruar që të pushoj. Kam nisur rehabilitimin dhe shpresoj që të kthehem në fushë sa më shpejt për të treguar vlerat e mia. Do ta rifitoj hapësirën time”, thotë mesfushori i kombëtares shqiptare. Diçka të tillë ia uron edhe Kristian Ledezma: “Është një mesfushor i mirë dhe për ne është një vlerë e shtuar në skuadër”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›