elsi shkarkon trajnerin Anceloti 1 vit pasi fitoi titullin e Kupen e Anglise
Çelsi ka shkarkuar trajnerin Karlo Ançeloti, një vit pasi ky i fundit fitoi titullin dhe Kupën e Anglisë dhe vetëm një ditë pasi Mançester Junajtid ngriti trofeun e Premier Ligës.
Çelsi e mbylli sezonin me humbjen 1-0 ndaj Evertonit dhe u rendit në vendin e dytë të Premier Ligës, nëntë pikë larg Mançester Junajtid dhe me pikë të barabarta me Mançester Sitin e vendit të tretë.
Dy orë pas ndeshjes në “Gudison Park“, klubi “blu“ nxorrin një komunikatë në të cilën deklaronte ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin italian.
Vjet në këtë kohë, Ançeloti e mbylli kampionatin me fitoren 8-0 ndaj Uiganit dhe pastaj erdhi suksesi 1-0 ndaj Portsmuthit në finalen e Kupës së Anglisë, duke marrë titullin dhe kupën në harkun e një sezoni, si nuk kishte ndodhur asnjëherë tjetër në historinë e klubit londinez. Edhe sivjet, Çelsi e nisi sezonin me marshin e pestë, por zhgënjeu në fazëne dytë.
Pavarësisht nga blerja rekord e Fernando Torresit, për 50 milionë paundë nga Liverpuli, të besuarit e Ançelotit u eliminuan nga Mançester Junajtid në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, trofeu aq shumë i dëshiruar nga prorari Abramoviç. Shtypi ka shkruar se Ançeloti do të drejtojë Romën në sezonin e ardhshëm, por duke qenë se Çelsi është i detyruar ta paguajë edhe për një sezon, ekziston mundësia që Karleto të pushojë për një vit.