E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj ndryshon kurs, s'ka gjoba

Presidenti i Vllaznise, per te motivuar lojtaret e ekipit, ne vigjilje te ndeshjes se fundit te kampionatit, "fshiu" ne kohe rekord, masat qe ishin paralajmeruar pas barazimit 1-1 me Lushnjen. Fushaj pati deklaruar se do te mbahen 30 % e shumes se kontratave, per secilin lojtar nese nuk do te fitohet titulli. Rivalja e Vllaznise, Tirana akordoi si forme shperblimi, gati 300 milione leke te vjetra per ekipin, ne rast se do te shpallej kampion ne vend. Vllaznia ndryshoi kurs dhe deklaroi nepermjet klubit te saj, gjate dites se djeshme, se lojtaret do te shperblehen me shuma te majme, nese fitojne ndaj bardhebluve, pa dhene nje shifer konkrete. Gjithsesi lojtaret e Tiranes, do te perfitojne nga 25 milione leke secili dhe kjo shume do t'iu akordohet ne fund te sezonit, kur te jete arkivuar trofeu. Ne te kundert lojtaret e Tiranes, bashke me titullin do te humbin edhe nje pjese te mire, te te ardhurave te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›