E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlo Anceloti takohet me Tevez, tek Celsi

Milani eshte shume prane marreveshjes me Marko van Bastenin, qe pritet te rikthehet ne "San Siro", kur shkelqeu disa vite me pare, me fanellen kuqezi. Van Basten qe la Ajaksin pak dite me pare, do te ulet ne stolin e Karlo Ancelotit, qe do te largohet dhe do te zevendesoje Gus Hidink, ne "Stamford Bridge". Por ne axhenden e anglezeve nuk eshte vetem afrimi i nje trajneri, por njekohesisht bashke me ate edhe sulmuesi Karlos Tevezi. Karlos Tevez iu ka dhene lamtumire tifozeve te Mancester Junajtid, pas barazimit pa gola me Arsenalin, ne "Old Trafford", te shtunen e kaluar. Anceloti, i cili ka pranuar nje oferte per te drejtuar tre sezone ekipin e Celsit, eshte nje admirues i sulmuesit Tevez. 25-vjecari eshte shprehur i vendosur se do te largohet nga djajte dhe pronari i bluve te Londres, Roman Abramovic, po planifikon qe te nenshkruaje disa kontrata njekohesisht, ku pervec trajnerit, do te jene ne planet e tij edhe disa lojtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›