E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnim mësuesve që do të korrigjojnë provimet e maturës

Qindra mësues do të përfshihen në listat e vlerësuesve të Maturës Shtetërore. Ato zgjidhen nga kryeqyteti e qytete pranë tij dhe do të qëndrojnë me ditë të tëra të izoluar në AVA gjatë kohës së provimeve. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka bërë gati listën e mësuesve që do të shërbejnë si korrigjues provimesh dhe do ta paraqesë në AVA ditën e hënë. Ndërkohë, gjatë javës së ardhshme pritet të nisë edhe trajnimi për këta mësues. Ndryshe nga vitet e tjera, pyetjet e provimeve do të jenë me alternativa dhe me zhvillim. Ndaj nevojitet një vlerësim me dorë i fletave të testeve për pyetjet me zhvillim. Theksojnë se matura e parë shtetërore u bë vetëm test me alternativa dhe korrigjimi ishte elektronik. Ndërsa vjet u korrigjuan me dorë testet e lëndës së letërsisë dhe rezultati pati mjaft kontestime nga nxënësit. Këtë vit gjithë provimet do të kenë pyetje me zhvillim, ndaj Ministria e Arsimit po merr masa paraprake me trajnimin e mësuesve korrigjues, në mënyrë që të mos ketë probleme në vlerësimin e nxënësve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›