E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientët në spitalin e Durrësit qëndrojnë mesatarisht nga 4-7 ditë

Ditëqëndrimi i një pacienti në spitalin e Durrësit është nga 4 deri në 7 ditë. Ndërsa kosto më të lartë në këtë spital e ka kirurgjia. Nga llogaritë që kanë bërë specialistët e kostos, brenda një viti pranë këtij spitali ka qenë i përfshirë ditëqëndrimi dhe kosto për shërbimin e kirurgjisë, patologjisë, sëmundjeve gjinekologjike dhe pediatrike. Nga të gjitha, koston më të lartë e ka pasur kirurgjia, patologjia, gjinekologjia dhe pediatria. 20 640 447 lekë llogaritet kosto e shpenzimeve vjetore vetëm për kirurgjinë e gurit në tëmth. 1 206 887 lëkë është kosto vjetore për gjinekologjinë. Për sa i takon ditëqëndrimit më të madh, e kanë pacientët që trajtohen nga ulcera, me rreth 7 ditë. Po ashtu, pacientët që trajtohen me diabet e kanë ditëqëndrimin deri në 6 ditë.

Sipas ISKSH-së, kostoja mbi bazë aktiviteti llogaritet për shërbimet e poliklinikës, urgjencës, laboratorit, puntit të gjakut dhe shërbimet e tjera ndihmëse. Mbi bazën e evidencave të shpenzimeve të realizuara, llogaritet kostoja për indikatorët përkatës. Një nga prioritetet e Kujdesit Shëndetësor në të ardhmen, përmes zbatimit të shtrirjes së skemës në spitale, është llogaritja e plotë e kostos për diagnozë, në të gjitha shërbimet e spitalit, krijimin e një data base për pacientët e trajtuar në këtë spital, informatizimi i plotë i të dhënave. Po ashtu, pjesë e punës në të ardhmen do të jetë mënyra e re e financimit të spitalit, sipas kostos për diagnozë, pavijoneve dhe shërbimeve të veçanta, futja e elementeve të partneritetit publik dhe privat në shërbimet mbështetëse për rritjen e cilësisë, vendosja e normativave të reja në ngarkesën e personelit, futja e elementit të bashkëpagesës në spital, si dhe përfshirja e shërbimeve ekstra në spital, kundrejt tarifave shtesë janë disa nga pikat e vendosura në listën e objektivave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›