Lista e barnave me bashkëpagesë, më të favorizuarit fëmijët
Lista e barnave me bashkëpagesë do të favorizojë më shumë fëmijët e sëmurë, në mënyrë të veçantë ata me sëmundje specifike.
Kjo listë do të jetë lista e dytë e cila do të rimbursohet pjesërisht nga shteti dhe pjesa tjetër nga vetë pacientët.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Hartimit të Listës së Barnave, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka deklaruar se shumica e barnave, të cilat do të përfshihen në bashkëfinancimin mes shtetit dhe pacientit do të favorizojnë sëmundjet pediatrike. Por jo vetëm kaq, nëse njëra nga barnat e listës së parë të rimbursimit nuk do të miratohet, atëherë me fondet që do të shpenzoheshin për këto ilaçe të shtrenjta do të rimbursoheshin totalisht fëmijët.
Lista e dytë
Lista e dytë e barnave me rimbursim është miratuar paraprakisht nga Komisioni i Hartimit të Listës. Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar një listë të tillë dhe ka deklaruar se do ta prezantojë atë edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ndërsa për sa u takon disa prej medikamenteve që do të ketë kjo listë, përfaqësues të ISKSH-së deklaruan se më të favorizuar do të jenë fëmijët. Hemofilikët, fëmijët të cilët trajtohen me sëmundje të vështira, kategoria e atyre që kurohen kryesisht nga sëmundje kronike, por që ilaçet i kanë tepër të shtrenjta, do të jenë pjesa e përfituesve. Po ashtu, pacientët me tumore do të kenë mundësi të blejnë barna me bashkëpagesë nga lista e dytë me rimbursim. Sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e veshkave, kockave, infektive do të kenë pjesën e tyre të rimbursimit.
Megjithatë, përfundimisht ilaçet me gjysmë pagese do të bëhen publike pas miratimit në qeveri. Sipas ministrit të Shëndetësisë, aktualisht ka një problem fondesh, për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, megjithatë do të diskutohet si variant në qeveri. "Të gjithë anëtarët e Komisionit të Hartimit të Listës së Barnave ishin pro kësaj liste, e cila përmban barna mjaft të shtrenjta dhe mjaft të rëndësishme. Barnat janë vendosur sipas prioriteteve, duke u nisur nga fëmijët hemofilikë, të sëmurët me kancer e sëmundje të tjera të vështira", ka sqaruar zyrtarisht ISKSH-ja.
Sugjerimet
Një nga sugjerimet e përfaqësuesve të Institutit të Kujdesit Shëndetësor ishte për të pasur prioritet fëmijët jo vetëm në listën e dytë me bashkëfinancim, por edhe në listën e parë. Konkretisht bëhet fjalë për të mos përfshirë në këtë listë një pjesë të barnave të shtrenjta të propozuara disa ditë më parë nga hartuesit përfundimtar të listës. Për dy nga barnat më të përfolura, njëri për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe tjetri për sëmundjet nervore, përfaqësuesit e ISKSH-së saktësuan se jo vetëm që buxheti është i kufizuar, por nuk janë ndjekur as prioritetet për barnat. "Me këtë shumë parash do të ishte më e udhës të trajtoheshin sëmundje, që për fat të keq janë të patrajtuara në listë, duke pasur prioritet fëmijët", u shprehen përfaqësuesit e ISKSH-së. Ndërkaq, lista e parë e propozuar pak ditë më parë ende nuk dihet se sa mund ta ketë koston. Ilaçet janë kryesisht të prodhuara në Amerikë, Kanada apo edhe Zvicër. 25 barnat e reja janë tepër të shtrenjta. Çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare kapin shifra tepër të larta. Çmimet nisin nga 4 mijë lekë deri në 150 mijë lekë të reja, kjo në varësi të sëmundjes, sasisë së barit, si dhe sipas ofertave të firmave të ndryshme të tregtimit të barnave. Komisioni i Listës së Barnave gjatë projektimit të listës së re nuk e ka pasur shumë parasysh çmimin, por cilësinë e barnave të reja që do të qarkullojnë këtë vit në farmacitë e që do të përdoren kryesisht nga pacientët kronikë.