Maturantët e Tiranës, të gjithë kandidatë për në universitete
Zelli për shkollë të lartë shihet qartë ndër 18-vjeçarët. Të gjithë pa përjashtim, kush është në vit të katërt të shkollës së mesme synon të ndjekë fakultetin. Në mbyllje të regjistrimit rezulton se kanë plotësuar Formularin A1 të lëndëve me zgjedhje plot 7600 persona. "Ata janë maturantë të këtij viti, por edhe kandidatë që kanë mbaruar maturën një apo dy vite më parë", u shpreh për "Shqip" inspektori i Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Muhamed Mesi. Sipas Mesit, rezulton që në provimin e lëndëve me zgjedhje do të marrin pjesë 6400 maturantë dhe 1200 të prapambetur.
Shkollat e mesme janë aktualisht në fazën e përgatitjeve për provimet e maturës. Sapo kanë plotësuar Formularin A1 të lëndëve me zgjedhje, maturantët kanë nisur edhe përgatitjet për provimet. Përmes këtij formulari ata zgjedhin lëndët që janë kusht për pranimin në shkollë të lartë. Kështu, përpos dy provimeve të detyruara, letërsisë dhe matematikës, të rinjtë që kërkojnë të shkojnë në fakultet duhet të japin edhe dy provime të tjera me zgjedhje. Ato janë në përputhje me kërkesat e fakulteteve për llojet dhe grupin e lëndëve.
Nga plotësimi i këtij formulari rezulton se të gjithë maturantët dëshirojnë ta japin provimin e lëndëve me zgjedhje ose provimin klasifikues për në shkollë të lartë. Madje, ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh që rikonkurrojnë këtë vit, pasi nuk kanë fituar në kohën kur kanë mbaruar maturën. "Maturantët e para 2008-ës, siç quhen në gjuhë zyrtare, zënë një vend të rëndësishëm në konkurse", tha inspektori Mesi. Ata janë 1200 vetë, ish-nxënës të gjimnazeve të Tiranës që e kanë plotësuar këtë formular.
Ende nuk dihet numri i studentëve që do të pranojnë këtë vit shkollat e larta publike, pasi qeveria nuk ka miratuar vendimin për kuotat e pranimit të vitit 2008. Aktualisht, rektorët e universiteteve kanë bërë propozimet e tyre për këto pranime. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka kërkuar 5800 studentë për këtë vit. Siç shihet ky numër është më i ulët sesa ai i kandidatëve që vijnë nga gjimnazet e Tiranës, pa harruar se mijëra kandidatë të tjerë janë nga rrethet. Nga eksperienca e viteve të kaluara rezulton se për shkollë të lartë konkurrojnë rreth 25 mijë vetë çdo vit. Gjithsesi, një mundësi shkollimi janë edhe universitetet shtetërore rajonale apo universitetet private, të cilët kanë një kërkesë më të vogël se Universiteti i Tiranës.