Zgjedhjet, Topi: “Larg ndikimit të votës më 28 qershor”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përsërit thirrjen për zgjedhje të qeta dhe me standarde më 28 qershor. Gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, ai ka mbledhur në një tryezë krerët e institucioneve kushtetuese të pavarura si gjykatave, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Avokatit të Popullit dhe u ka kërkuar edhe këtyre të fundit të garantojnë klimën e qetë para, gjatë dhe pas 28 Qershorit. “Dita e zgjedhjeve nuk është një ditë betejash, por feste. Pavarësisht nga episode të pakëndshme them se në përgjithësi situata ka kaluar qetë, shpresoj shumë që kjo javë të demonstrojë që të gjithë janë të përgjegjshëm, janë në lartësinë e detyrës që ata realizojnë”,- deklaroi Bamir Topi. Numri një i shtetit apeloi për siguri maksimale dhe koordinim mes këtyre institucioneve, në mënyrë që çdo votë të jetë e garantuar. Për këtë arsye sipas tij, është e domosdoshme shkëputja nga politika. “Ju përfaqësoni jo vetëm pjesën elitare të institucionit, po tërë infrastrukturën, tërë rrjetin duke qenë pjesë e këtyre institucioneve, të mos demonstrojnë në mënyrë aparente, të mos interferojnë direkt apo psikologjikisht tek qytetarët e thjeshtë. Ky është një rregull të cilin ne duhet ta forcojmë çdo ditë”, - vijoi Topi. Duke iu referuar premtimit elektoral të dy partive kryesore për liberalizimin e vizave në fillim të mandatit të ri, Topi deklaroi se në vetvete zgjedhjet janë testi dhe garancia për këtë qëllim. “Këto zgjedhje realisht do të kondicionojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Evropa vështron dhe me shumë kujdes, nëse këto zgjedhje do të shkojnë ashtu si ne presim, ju siguroj se gjithçka do të shkojë në mënyrë shumë natyrale drejt procesit të liberalizimit të vizave. S ka nevojë ta premtojnë partitë, ne duhet ta premtojmë të gjithë”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009