E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuela ashpërson rregullat për internetin

Parlamenti i Venezuelës e ka miratuar një ligj për ashpërsimin e rregullave mbi përmbajtjen e internetit, por kritikët thonë se ligji është sulm ndaj fjalës së lirë.

Sipas ligjit, i cili mbështetet nga presidenti Hugo Çavez, faqet e internetit mund të gjobiten nëse në to shfaqen imazhe apo pamje që nuk i respektojnë autoritetet publike, që nxitin apo promovojnë urrejtje, apo e shqetësojnë rendin piublik.

Politikanët e opozitës votuan kundër ligjit, duke e quajtur kufizim të lirisë së shprehjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›