Tramvaji, Rama hedh ne "treg" idene e Bashes Sonila Isaku
Kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka prezantuar dje projektin per ndertimin e nje tramvaji ne kryeqytet. Por, ajo qe eshte me e rendesishmja, kreu aktual i bashkise se Tiranes ka prezantuar kete projekt vetem pak dite pas kundershtarit te tij, Lulzim Basha. Ky i fundit ne nje takim me banore te kryeqytetit, ka prezantuar projektin i cili sjell ndryshimin e Tiranes, per sa i perket trafikut por edhe levizjes urbane te popullsise se tij.
Deklarata
Rama ka premtuar serish se ky projekt do te perfundoje ne vitin 2020 ashtu sikurse premtoi edhe para 4 viteve, kur kandidonte per bashkine e Tiranes. Por, tashme ne kete mandat ai nuk ka kryer asnje investim per sa i perket tramvajit ne kryeqytet, ndersa eshte edhe duke rikonstruktuar edhe qendren e Tiranes. Ne fjalen e tij, gjate takimit te djeshem Rama theksoi se ky sherbim jo vetem do te permiresoje transportin ne kryeqytet por edhe ne rritjen e mireqenies ekonomike dhe sociale per qytetaret. "Ka nje dallim radikal mes nesh dhe Saliut. Ne nisemi nga endrra, mbeshtetemi tek vetja, cfare kemi bere dhe tek te tjeret, cfare kane bere para nesh. Tendenca e zhvillimit ne Tirane ku endrren e projektojme hap pas hapi permes programesh te miredetajuara, ku shprehet tendenca e fundit pertej kufirit. I yni eshte nje zhvillim i qendrueshem me nje koncept te mireorganizuar urbanistik ne Tirane. Eshte nje zhvillim qe rrit bashkejetesen komunitare dhe rrit vleren materialeve te aleateve publike dhe private",-tha Rama.
Projekti
Trafiku sot, mbetet nje nga problemet me te rendesishme si per kryeqytetasit ashtu edhe per vizitoret, qofte edhe per nje dite. Pertej kesaj nisme te ndertimit te tramvajit, ajo qe mund te thuhet eshte se edhe ne dy vitet e ardhshme, ceshtja e trafikut do te mbetet problematike, pasi ndertimi i ketij sistemi, kerkon studime dhe rrjet te ri urban. Bashkia parashikon qe deri ne 2020 te ndertohen 6 linja trami ne Tirane. Ne nje kohe qe sheshi "Skenderbej", eshte projektuar qe te jete vetem per kembesoret, ne kete nisem eshte parashikuar qe linja e tramit te shtrihet mes per mes ketij sheshi. Nga ana tjeter me nje bilete te vetme, nje qytetar i Tiranes, do te mund te udhetoje me autobus, tram apo tren. Kostoja e nje projekti te tille sipas parashikimeve arrin ne 100 milione euro, fond ky cili do te kerkoje kredi, por edhe bashkepunimin e sipermarrjes private.
Premtimet per transportin publik
13 linja sherbimi transporti me autobus per qytetin dhe 290 mjete
88 km korsi e dedikuar per mjetet e transportit publik
54 km korsi e dedikuar per bicikleten
6 linja sherbimi me TRAM TIRANA, 20 km rrjet hekurudhor, 30 stacione ne zone urbane
6 parkime rajonale (park&ride)
8 parkime nentokesore (ne qender)
30 parkime te levizshme ne blloqet e banimit me sistemin "KARTA E BANORIT" -
Projektet per autobuset dhe bicikletat
Bashkia e Tiranes ka parashikuar qe deri ne fund te vitit te futen edhe dy linja te reja qe kane te bejne me transformimin e Kombinat-Kinostudio. Transporti publik do te mbuloje te gjithe territorin e qytetit dhe nderkohe do te filloje puna per tramin. Nderkohe qe eshte parashikuar nje stacion te pare bicikletash, nje projekt i nje organizate joqeveritare, ne bashkepunim me bashkine e Tiranes dhe do te kete ne vende te ndryshme ne kryeqytet, stacione bicikletash me qera per te gjithe ata qe do te duan te marrin bicikleten, ta perdorin gjate dites dhe ta rikthejne ne stacion.
Tramvaji nga Politekniku deri ne Rinas
Projekti i tramvajit "Tram Tirana", do te shtrihet ne kryeqytet ne 6 linja kryesore, Universiteti Politeknik - Kombinat; Universiteti Politeknik -Kampusi i ri universitar i Tufines; Universiteti Politeknik - Universiteti Bujqesor i Kamzes; Universiteti Politeknik - Parku i ri i Paskuqanit dhe Tirane - Aeroporti i Rinasit. Sipas projektit 4 prej linjave jane trame te pikat fundore te te cilave lidhen me universitetin dhe dy tramet e tjera, pikat fundore lidhen me aeroportin dhe qytetin e Durresit". "Sollem shembullin mes asaj cka ne kemi bere hap pas hapi ne Tirane, si zhvillim urban dhe asaj qe ndodh dite pas dite si zhvillim ne rrethinat e Tiranes, aty ku ndahet kufiri administrativ mes kryeqytetit qe ne qeverisim dhe territoreve qe sundohen nga mungesa e vizionit, nga babezia, si nje forme barbarie zhvillimi. Keshtu ndodh ne gjithe territorin e Shqiperise qe qeveriset dhe keqmenaxhohet nga Saliu. Programi yne i zhvillimit i materializuar ne mireqeverisjen e Tiranes eshte dita me naten ne raport me programin e tyre te zhvillimit qe eshte "nje kuturisje", plot improvizime dhe e yshtur vetem nga epshet e pushtetit", theksoi Rama. Nderkohe per sa i perket qendres se Tiranes, ne te cilen po punohet, Rama ka pohuar se eshte ne kete faze dhe kohe, pas perfundimit te punimeve ne rruget e akset anesore. Sipas kreut te bashkise, ne planin afatgjate parashikohet qe per larjen dhe pastrimin e sheshit "Skenderbej" nuk do te perdoret asnje pike uje nga nentoka, do te behet me ujin qe do te mblidhet nga shirat me nje depozite e cila do te sherbeje per te lare e pastruar sheshin dhe njekohesisht per ta kthyer ate ne shatervan te permasave te ndryshme, sipas rastit dhe diteve te ndryshme per ta mbajtur ate gjate gjithe kohes ne nje shesh te fresket ne vere.