Basha: Vendimet per Tiranen, bashke me qytetaret Luljeta Ndoka
Duket se slogani "Te paret jeni ju", do te zbatohet me fanatizem nese qytetaret do te zgjedhin per kryetar te Bashkise se Tiranes kandidatin e "Aleances per Qytetarin", Lulzim Basha. Gjate nje takimi te zhvilluar me 31 personalitete te fushave te ndryshme ne vendin tone, Basha ka deklaruar se nje pike e rendesishme ne metodologjine e punes se tij do te jete pikerisht vendosja e marredhenieve te ngushte mes tij dhe qytetareve. Keshtu, ne vijim te "Iniciatives per Tiranen", Basha ka shpalosur edhe nje here platformen e tij, duke iu pergjigjur gjithashtu pyetjeve te bera nga intelektualet.
Me qytetaret
Dialogu "Iniciativa per Tiranen" eshte mbledhur dje ne nje takim te dyte ne nje panel me intelektuale te fushave te ndryshme te jetes, te cilet ne nje bashkebisedim me kandidatin e "Aleanca per Qytetarin", per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha kane diskutuar per problematikat e qytetit te Tiranes. Ne fjalen e tij kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha tha se ne radhe te pare duhet te rikonceptohet marredheniet mes kryebashkiakut dhe qytetareve. Duke vene theksin ne degjimin e zerit te qytetareve, Basha ka vleresuar iniciativen e intelektualeve per dialogun ne fjale. "Kryesore eshte se ne kete iniciative une shoh preokupim", tha Basha. Ai theksoi se perkushtimi i tij eshte per nje qeverisje transparente. "Platforma ime propozon nje qeverisje te decentralizuar. Objektivat e qeverisjes duhet i sherbejne objektivave te qytetareve. Kam nevoje te degjoj zerin e qytetareve. Kryebashkiaku ka nevoje per konsensus nga qytetaret. Konceptimi im per qeverisjen eshte per nje bashkeqeverisje me grupet e interesit",-tha ne fjalen e tij Basha. Nga ana tjeter ai tha se duhet nje administrate profesionale ne bashkine e Tiranes, per t'i sherbyer sa me mire qytetareve.
Zhvillimi
Nje pike tjeter e platformes se kandidati Basha eshte ceshtja e zhvillimit ekonomik te qytetit dhe pika kryesore eshte punesimi i njerezve. "Pikepamja ime eshte qe kryebashkiaku i Tiranes nuk mund te kete prioritet me te madh se sa zhvillimi i qytetit. Tirana keto vite ka njohur nje dobesim te zhvillimit ekonomik. Per mua paresore do te jete zhvillimi ekonomik dhe punesimi i qytetareve. Do te kete rrije dhe zhvillim te biznesit, i cili do te jete promotor i punesimit",-tha Basha. Ai nenvizoi se zhvillimi i infrastruktures se qytetit eshte nje pike e programit, nga e cila do te punesohen shume njerez. "Ndertimi i Unazes se Madhe, ndertimi i nje tramvaji, parkime private. Investimet ne infrastrukture do te jene promotore te zhvillimit dhe gjenerimit te vendeve te punes, mbi 5.800 vende pune qe ne muajin e pare", tha kandidati per kreun e bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ai vijoi me nje pike tjeter te programit ajo e reduktimit te ngarkeses fiskale.
Hipotekimi i pallateve do te "shkrije" 800 milione USD
Kandidati i PD-se, per kreun e bashkise se Tiranes, Luzim Basha premtoi dje hipotekimin brenda ketij viti, te apartamenteve te banimit, qe nuk jane hipotekuar. "E kam bere tashme publik premtimin tim per te hipotekuar, brenda 6 muajve te pare, pra brenda nentorit te ketij viti te gjithe apartamentet e banimit qe kane mbetur peng i ketij procesi te paperfunduar, sepse se pari eshte nje e drejte e patjetersueshme e banoreve, e pronareve te ketyre apartamenteve dhe se dyti eshte nje derivat shume i rendesishem per rritjen ekonomike te qytetit pasi perfaqeson nje vlere minimale prej 700 deri ne 800 milione dollaresh, te ngrira sot, por kapitale likuide neser me hipotekimin e tyre",-tha Basha.