Transaksionet, zbardhen të gjitha pagesat mes Diverolit dhe Pinarit
10 milionë dollarë pagesa për gjashtë muaj aktivitet. Prokurorët zbardhën të gjitha ngarkesat e paligjshme
Habjon Hasani
Prokurorët amerikanë kanë mundur të sigurojnë të gjitha mandat-pagesat që Efraim Diveroli i ka bërë ndërmarrjes “MEICO” që prej 23 korrikut deri më 6 dhjetor të vitit 2007. Një total prej rreth 10 milionë dollarësh të qarkulluar, ku natyrisht nuk kanë munguar edhe rastet kur ka pasur tre transaksione brenda një dite. Sipas prokurorëve amerikanë, të gjitha dërgesat e sipërpërmendura janë në thyerje dhe shkelje të ligjeve të tyre dhe përbëjnë një gur të rëndë prove për katër të pandehurit drejtues të “AEY”-së. Por çka është dhe më e rëndësishme në këto dërgesa vërtetohet njëherë e mirë se ka qenë pikërisht firma “AEY” ajo që ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejtë të pagimit të faturave me ndërmarrjen “MEICO” dhe me këto transaksione është e qartë se firma “EVDIN ltd” ka qenë thjesht seksere dhe gjobëvënëse në të gjithë këtë marrëdhënie. Nëse në ndërmarrjen “MEICO” rezultojnë të arkëtuara thjesht 10 milionë dollarë, tashmë është bërë e qartë se shteti amerikan i akordoi (deri para pezullimit në mars 2008) Diverolit një sasi prej rreth 60 milionë dollarësh për blerjen e armatimeve. Diferenca është e qartë dhe shkon afro 50 milionë dollarë. Por kjo diferencë tregon qartë se “pjesa e luanit” ka lëvizur mes Diverolit dhe firmës fantazmë “Evdin”, e cila ndryshe nga sa pretendon Ministria e Mbrojtjes, sot rezulton se nuk e ka paguar për asnjë moment këtë ministri, por i ka mbajtur të gjitha për vete.
Pagesat
Fluksi më i madh i pagesave rezulton të jetë bërë në muajt gusht dhe shtator. Nga të dhënat shihet se për secilin mandat shuma minimale e një pagese nuk ka zbritur nën 291 mijë dollarë, ndërsa shuma maksimale 360 mijë dollarë. Një fakt tejet interesant lidhet me rënien e pagesave (vetëm dy në muaj) në muajin dhjetor, i cili përkon dhe me periudhën kur gazetari amerikan që investigonte çështjen kishte ardhur në Shqipëri. Një tjetër fakt që ka të bëjë me këto pagesa është se para asaj të 23 korrikut janë kryer dhe pesë pagesa të tjera dhe mendohet se një pjesë e tyre mund të jetë bërë në kohën kur Diveroli kishte pajtuar biznesmenin shqiptar Kosta Trebicka për të bërë ripaketimin e municioneve. Megjithatë, këto pagesa nuk rezultojnë në materialet e përpiluara nga prokurorët amerikanë, të cilat i shkuan vetëm dhjetë ditë më parë gjykatës për të arrestuar Diverolin.
Ngarkesat
Prokurorët amerikanë kanë mundur të sigurojnë edhe faturat për 28 ngarkesa me municion, në të cilat përcaktohet numri serial i ngarkesave, por edhe pala e ofertuesit, që është “MEICO”. Para këtyre 28 ngarkesave janë bërë edhe shtatë të tjera, të cilat duket se edhe këto ngarkesa janë bërë në kohën kur Diveroli bënte biznes me Kosta Trebickën. Edhe këto ngarkesa prokurorët nuk i kanë marrë parasysh dhe kanë paraqitur ngarkesat duke filluar nga ajo me numrin tetë deri te ngarkesa me numrin 36, që të gjitha konsiderohen antiligjore nga prokurorët. Por këto ngarkesa, si dhe mandat-pagesa të siguruara kanë një vlerë esenciale edhe për Prokurorinë shqiptare, për të bërë krahasimet e nevojshme. Kjo ndodh pasi hyrja e firmës “Evdin” në lojë mund të jetë justifikuar me “shfryrjen” e sasisë së ngarkesave dhe diferenca e lekëve që është përfituar mund t’i ketë kaluar kësaj firme. Krahasimi i të dhënave faktike që ka Diveroli lidhur me sasinë e municionit mund të zbardhë abuzimin edhe në këtë aspekt.
BOX
Pagesat e bëra nga Diveroli për “MEICO”-n
Data e pagesës Shuma(USD)
23 korrik 2007 291,08 1.27
23 korrik 2007 291,08 1.27
24 korrik 2007 29 1,08 1.27
26 korrik 2007 291,08 1.27
30 korrik 2007 360,050.25
09 gusht 2007 291,08 1.27
09 gusht 2007 29 1,08 1.27
09 gusht 2007 29 1,08 1.27
10 gusht 2007 29 1,08 1.27
13 gusht 2007 29 1,08 1.27
13 gusht 2007 29 1,08 1.27
20 gusht 2007 29 1,08 1.27
27 gusht 2007 29 1,08 1.27
27 gusht 2007 276,724.64
27 gusht 2007 276,724.64
09 shtator 2007 276,724.64
17 shtator 2007 276,724.64
24 shtator 2007 276,724.64
26 shtator 2007 276,724.64
02 tetor 2007 276,724.64
09 tetor 2007 291.081.28
09 tetor 2007 291.081.28
02 tetor 2007 291.081.28
16 tetor 2007 296,045.45
09 tetor 2007 296,045.45
17 tetor 2007 296,045.45
22 tetor 2007 296,045.45
24 tetor 2007 291,08 1.28
26 tetor 2007 296,045.45
09 nëntor 2007 360.050.29
02 nëntor 2007 276,724.64
17 nëntor 2007 360,050.25
6 dhjetor 2007 297,790.18
6 dhjetor 2007 311,389.27
TOTALI 10,33 1,736.44
27 Qershor 2008