Transferimet, policia nuk merr pagat suplementare
Pavarësisht se ligjet për policinë ekzistojnë, shpeshherë ato gjejnë pengesa për t‘u zbatuar. Kjo vihet re në shumë raste gjatë punës së policisë shqiptare. Një i tillë është edhe ai për kompensimin dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të policisë për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit. Bëhet fjalë për transferime të punonjësve të policisë nga një qytet në tjetrin apo nga një detyrë në tjetrën. E gjithmonë këto transferime kanë qenë për shkak të detyrës. Megjithatë, pas transferimeve duhet të vijnë edhe kompensimet e nevojshme, sipas ligjeve të miratuara apo vendimeve të Këshillit të Ministrave. Por kjo ka hasur gjithmonë pengesa. Burimet policore tregojnë se ka pasur raste që janë marrë këto kompensime, por në shumicën e herës ato nuk jepen duke krijuar vështirësi serioze për familjet e uniformave blu. Megjithëse këto kompensime, apo paga suplementare, duhet të jepen sipas ligjeve në fuqi, shpeshherë ato harrohen e nuk llogariten në buxhetin e policisë, i cili hartohet çdo vit.
Transferimet
Në bazë të ligjit për kompensimin, kur punonjësi i Policisë së Shtetit transferohet, komandohet ose emërohet për herë të parë, për nevoja pune e shërbimi, në drejtoritë e policisë së qarqeve dhe në komisariatet e policisë jashtë vendbanimit të vet, përfiton shpërblim mujor deri në ndryshimin e vendbanimit. Por, në të shumtën e rasteve kjo nuk është realizuar. Madje, shteti shqiptar ka përcaktuar edhe masën e pagës që duhet të përfitojnë punonjësit e transferuar, megjithëse nuk ka gjetur zbatim. Kështu përcaktohet edhe vështirësia në vendet e punës sipas masës së vlerësimit. "Kur punonjësi i policisë transferohet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës dhe në komisariatet e policisë së Kukësit, Tropojës, Hasit dhe Pukës, shpërblehet në masën 15 mijë lekëve. Ndërsa në Drejtoritë e Policisë së qarqeve Shkodër e Dibër dhe në komisariatet përkatëse, shpërblehet në masën 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, në drejtoritë e policisë së qarqeve dhe në komisariatet e tjera të policisë, në masën e 5 mijë lekë", shkruhet tekstualisht në ligj.
Të martuarit
Gjithashtu, një tjetër shqetësim mbetet edhe kompensimi për bashkëshortët, kur ata janë të papunë. Por për këtë aspekt, burimet policore tregojnë se nuk ka pasur probleme të tilla. Sipas të dhënave, këto kompensime janë realizuar pothuajse në të gjitha rastet. Sipas ligjit, punonjësit të policisë, i cili transferohet për nevoja pune, në rastet e pamundësisë së punësimit të bashkëshortes apo bashkëshortit, që më parë ka qenë në marrëdhënie pune, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masën 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur ka vjetërsi pune nga 3 muaj deri në 1 vit. "Ndërkohë, i jepet 100 për qind e pagës mujore minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur ai ose ajo ka vjetërsi pune mbi 1 vit deri në 10 vjet dhe 100 për qind të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por jo më shumë se 150 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur ka vjetërsi pune mbi 10 vjet", saktësohet në të njëjtin ligj. Gjithashtu, paga mesatare mujore e tyre indeksohet me rritjen e pagave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. Ndërsa koha e qëndrimit pa punë e tyre deri në 15 vjet, në rastet kur në vendbanimin përkatës nuk ekzistojnë mundësi punësimi, llogaritet në vjetërsinë e përgjithshme të punës për efekt pensioni. Kontributi i sigurimeve derdhet nga institucioni dhe përfituesi, sipas skemës së sigurimeve shoqërore për punonjësit civilë. Për përfitimin e kësaj pagese, bashkëshortja apo bashkëshorti duhet të bëjë kërkesë për t‘u punësuar dhe të regjistrohet në zyrat e punësimit e të përkrahjes sociale dhe në institucionin, ku punon bashkëshorti. Megjithatë, këto procedura nuk janë ndjekur vazhdimisht nga drejtuesit e policisë për të kompensuar punonjësit e policisë. Shumë prej uniformave blu deklarojnë se nuk e kanë ngritur shpesh këtë shqetësim për shkak të frikës se mos mbeten pa punë. Gjithashtu, ata deklarojnë se nga ligjet në fuqi përfitojnë edhe shpërblime për punë të mirë, por në realitet këto shpërblime jepen shumë rrallë.
Ligji
Qiratë
Punonjësi i Policisë së Shtetit kur transferohet, komandohet ose emërohet për herë të parë, për nevoja pune e shërbimi, në drejtoritë e policisë së qarqeve dhe në komisariatet e policisë jashtë vendbanimit të vet, përfiton shpërblim mujor deri në ndryshimin e vendbanimit, në masë të përcaktuar page
Bashkëshortët
Punonjësit të policisë, që transferohet për nevoja pune, në rastet e pamundësisë së punësimit të bashkëshortes/it, që më parë ka qenë në marrëdhënie pune, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masë të përcaktuar page
Shpërblimi
Punonjësit të Policisë së Shtetit, për punë cilësore, angazhim e rezultate të larta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit, gatishmërisë, ruajtjes së administrimit të pronës dhe në kryerjen e detyrave e të shërbimeve të veçanta, i jepet shpërblim deri në 6 (gjashtë) paga mujore në vit