Avokatët bojkot seancave: Shteti nuk paguan
TIRANE-Mbi 50 avokatë të shtetit kane vendosur bojkot te seancave gjyqesore deri ne 10 prill pasi kane mbi 8 muaj qe nuk paguhen nga shteti. “Nëse qeveria nuk zgjidh problemin e pagesave të avokatëve të shtetit atehere edhe avokatet penalistë në vend do të bojkotojnë proceset gjyqësore”. Parlajmerimi vjen sot nga kreu i shoqates se avokateve penaliste Saimir Visha ne nje interviste per TVNews24 disa dite pasi Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani i dergoi nje shkrese Dhomës Kombëtare të Avokatëve për marrjen e masave ndaj 16 mbrojtëse ligjorë që janë bërë shkak për shtyrjen e gjyqeve ku ata mbrojnë të pandehurit.
Pak pas seancës për Bandën e Cërrikut, kryetari i shoqatës së avokateve penaliste Saimir Visha theksoi ne intervisten per TVNews24 se 50 avokatë shtetërorë kanë mbi 8 muaj që nuk paguhen nga shteti për punën që bëjnë. Pavarësisht kësaj, theksoi Visha, avokatët kanë marrë pjesë dhe janë prezentë në të gjitha gjyqet ku janë thirrur.
Në një letër drejtuar autoriteteve te vendit dhe atyre të drejtesisë mbrojtesit ligjore kane paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet problem i pagesave atehere do të shpallin bojkot pa afat dhe protestes se tyre do ti bashkohen edhe avokatet e tjere mungesa e te cileve ne gjyqe mund të fuste ne kolaps sistemin gjyqesor
Situata bëhet me problematike për Tiranën pasi 40 gjyqtarë të papaguar ndodhen pikerisht në Tiranë. Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Visha e cileson te patolerueshem kete fakt kur avokatet mos marrin parate per punen qe kryejne.
Lidhur me shkresën që Ministri Nishani ka përgatitur për masa ndaj avokatëve që mungojnë në seancat gjyqësore, Visha nënvizoi se “kjo është mënyra që Ministria e Drejtësisëka zgjedhur dhe që kërkon të bëjë shatnazh dhe presione ndaj avokatëve”.
Visha denoncoi edhe përdorimin e institucioneve të specializuara si SHISH apo SHKB, sipas tij në presionet që po bëhen nga avokatëve.
Avokatet e Shtetit caktohen kryesisht nga Gjykata për mbrojtjen e interesave të të akuzaurave për krime të ndryshme kur ëeta te fundit per pamundesi ekonomike nuk zgjedhin dot vetë një avokat. Avokatet e Shtetit jane parë edhe si emergjencë per zgjidhjen e shpejte te mjaft situatave problematike kur avoketet e zgjedhur nga te pandehurit braktisin seancat ose mungojne pa shkak. Per cdo seance gjyqesore mbrojtesit paguhen 500 deri ne 1000 leke te rinj
(d.b/BalkanWeb)