Shkëmbejnë informatat
Dogana e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të shkëmbejnë rregullisht informatat elektronike për mallrat dhe personat që qarkullojnë përmes kufijve të dy shteteve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës si dhe në përmirësimin e mëtejmë të koordinimit të aktiviteteve.
Ky është një nga obligimet e dala nga Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Kufirit për të cilën kreu i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica dhe homologu i tij maqedonas, Vanco Kargov, kanë diskutuar të premten në Prishtinë.
Në një njoftim nga zyra për informim e Doganave, thuhet se qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke përfshirë edhe formalizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje dypalëshe.
Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimin dhe mbështetjen e biznesit, si dhe lehtësimin e procedurave doganore mes dy shteteve.