Transparenca ndihmon përballimin e krizës
Zef Preçi
Nën kakofoninë e zhurmës politiko-mediatike të sex-skandalit “Pango”, përmes një vendimi të saj të dy ditëve më parë, qeveria shqiptare hoqi ...38.3 milionë euro nga lista e borxheve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të shitur kompanisë çeke CEZ para nëntë muajve mbas disa ndryshimeve të shumta dhe të dyshimta ligjore për këtë qëllim. Siç dihet, privatizimi i pjesshëm i sektorit energjetik synonte shtimin e investimeve dhe përmirësimin e menaxhimit të tij. Të bie në sy fakti se edhe në këtë rast, njëlloj si në rastin e privatizimit të ARMO-s dhe disa privatizimeve të tjera të ngjashme të qeverisë aktuale, negociatat me kompaninë fituese të tenderit janë kryer pas mbylljes së procedurës ligjore përkatëse të privatizimit. Rezultati i këtyre “negociatave” është se qytetarëve shqiptarë iu faturuan edhe 38.3 milionë euro të tjera, të cilat tashmë nuk do të paguhen nga kjo kompani. Kështu në kushtet e mungesës së transparencës për publikun, përfundimisht OSSH-ja iu shit me rreth 60% të çmimit fillestar kompanisë së vetme pjesëmarrëse në tenderin në fjalë. Me këtë rast, qeveria “korrigjoi” edhe një vendim të saj të mëparshëm, sipas të cilit këto detyrime i takonin kompanisë së privatizuar. Kështu, në bazë të rezultatit të tenderit të shtatorit 2008, CEZ pranonte të paguante 102 milionë euro për 76% të aksioneve dhe të merrte përsipër borxhet e OSSH-së me vlerë rreth 150 milionë euro. Ndërkaq, ekspertë të ndryshëm kanë denoncuar prej disa muajsh nënvlerësimin për efekt të uljes së çmimit të shitjes që iu është bërë aseteve të investuara deri më sot në OSSH, të llogaritur me një vlerë reale rreth 400 milionë euro, pra me qëllim që të shitej sa më lirë dhe me çdo kusht, sikurse edhe ndodhi në të vërtetë. Mbas këtyre shpjegimeve, nuk mund të mos lindin pikëpyetje e përfundime, disa prej të cilave po i rendis në vijim.
Së pari, situata e përgjithshme ekonomike e vendit, të prekur tërthorazi dhe drejtpërdrejt nga kriza ekonomike botërore e vitit të fundit, dëshmon për një ambient relativisht të pafavorshëm për privatizime të mëdha strategjike të kësaj natyre. Siç dihet kriza po shfaqet jo vetëm në shtrëngimin ekonomik të brendshëm; rënien e prurjeve monetare të emigracionit, në ngadalësimin e rritjes në përgjithësi etj., por edhe në besueshmërinë e ulët të investitorëve vendas dhe të huaj ndaj ekonomisë sonë kombëtare. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja fillestare në privatizimin e OSSH-së dhe dy kompanive të huaja jo aq cilësore dhe finalizimi i tenderit vetëm me njërën prej tyre. Sipas mendimit tim, ky finalizim përbën një shkelje të dukshme e konkurrencës në tregje, krejt e kundërt me objektivat e shpallura të programit politiko-qeverisës të maxhorancës aktuale.
Së dyti, një klimë jo shumë e favorshme privatizimesh si kjo e vitit të fundit, qysh se u shfaq gjerësisht në vendet evropiane kriza ekonomike botërore, nuk mund të mos çojë në “zhvlerësimin”, ndryshe shitjen e lirë të pasurive kombëtare të rëndësishme të vendit. Çmimi i ofruar për OSSH-në nga një kompani e vetme dhe i miratuar nga qeveria, është vlerësuar si një çmim i ulët dhe larg vlerës së tregut të aseteve të asaj kompanie, gjë për të cilën mund të thuhet se cenon interesat e ekonomisë sonë kombëtare dhe lë shteg për dyshime të bazuara në karakterin korruptiv të këtij privatizimi.
Së treti, në bazë të deklarimeve zyrtare mbi shpalljen e CEZ si fituese të tenderit për privatizimin e OSSH-së, kjo kompani gjatë katër viteve të ardhshme do të investonte 200 milionë euro. Në kushtet kur njihen dhe dihen botërisht dobësitë profesionale, baza teknike e pamjaftueshme dhe politizimi ekstrem i institucioneve rregullatore e mbikëqyrëse të konkurrencës dhe të tregjeve të shtetit tonë, askush nuk mund të garantojë qytetarët shqiptarë dhe të kontrollojë për llogari të institucioneve shtetërore përkatëse realizimin e këtij detyrimi ligjor të kompanisë fituese. Për më tepër këto ditë është bërë e ditur se duke filluar nga 1 janar 2010, do të rritet edhe çmimi i energjisë elektrike. Pra, nuk është aspak çudi që mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë të rëndojë edhe pesha kryesore e investimeve te pritshme të OSSH-së, edhe nëse këto investime do të kryhen ndonjëherë.