E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transportet, tani vetëm 8 licenca

Vetëm tetë licenca mund të japë tani Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 

“Nga 31 licenca, leje dhe autorizime që lëshoheshin nga MPPTT-ja, 15 prej tyre hiqen, 8 transferohen në organet e pushtetit vendor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe vetëm 8 prej tyre do të vazhdojnë të jepen në ministri”, ka thënë dje drejtori i Përgjithshëm për Reformën Rregullatore në këtë ministri, Ymer Shllaku. Sipas vendimit të ri, kjo ministri do të japë vetëm licencë profesionale për zbatim punimesh publike dhe mbikëqyrje kolaudim, transport ndërkombëtar udhëtarësh me autobus, shërbimet në linjë të rregullt ndërkombëtar udhëtarësh me autobus. Gjithashtu nga kjo ministri do të jepen licenca edhe për shërbimet e rregullta të specializuara vajtje/ardhje ndërkombëtare udhëtarësh, operim në linja të rregullta ndërkombëtare detare për transport automjetesh/udhëtarësh, pilotim, tërheqja e mbeturinave të ngurta dhe vajore në portet detare dhe radat përkatëse, si dhe survejor i mjeteve lundruese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›