E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, ADN për bashkimin familjar

Emigrantët tanë në Itali do të bëjnë ADN për të bërë ribashkimin familjar. Kjo në rast se ata e kanë të pamundur të plotësojnë dokumentacionin përkatës. 

Komisioni i Çështjeve Kushtetuese të Dhomës së Deputetëve në shtetin fqinj, ku numërohen rreth 474 mijë emigrantë shqiptarë, ka nisur të diskutojë çështjen e ribashkimit familjar, bazuar mbi një dekret legjislativ që bën fjalë për ribashkimet familjare. Në të, parashikohet se mund të përdoret marrja e ADN-së në rastet kur mungon, apo nuk njihet dokumentacioni që provon lidhjet familjare. Lajmin e konfirmon për gazetën Drejtoria e Migrimit në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Marrja e ADN-së do të kryhet me shpenzime së të interesuarve, por ndërkaq, mund t’u sjellë atyre lehtësi për të përfunduar procesin e bashkimit familjar.  Kjo analizë do të jetë kusht i pakapërcyeshëm për të marrë autorizimin për ribashkim familjar, në mungesë të dokumentacionit të duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›