Transporti detar rritje ne udhetare e mallra nga Durresi
Rreth 200 mijë pasagjerë kanë zgjedhur të udhëtojnë me traget gjatë katër muajve të parë të këtij viti, duke shënuar në këtë mënyrë një rritje prej 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Burime nga Autoriteti të këtij viti, 198 mijë udhëtarë kanë lundruar nga porti i Durrësit drejt porteve të tjera me tragetet e linjës që ekzistojnë më këtë port.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se rritje të kënaqshme ka shënuar edhe transporti i mallrave, ndonëse mjetet e mëdha lundruese kanë kryer 93 lundrime më pak se e njëjta periudhë e vitit 2010.
Sipas këtyre burimeve transporti i mallrave për katërmujorin e parë të vitit 2011 është rritur me 9%, ose me 248 mijë ton mallra në total, çka do të thotë 20 mijë ton më shumë se katërmujori i parë i vitit 2010.
Rritja e transportit të mallrave është shënuar nga numri gjithnjë në rritje i kamionëve dhe trajlerave të imbarkuar në mjetët e mëdha lundruese. Më shumë se 22 mijë automjete të tilla kanë transportuar drejt porteve italiane një sasi prej 100 186 ton mallra dhe produkte shqiptare, ndërsa në kthim kanë sjellë 147 530 ton mallra të huaja.
Futja në linjat ekzistuese e trageteve të rinj, pas nxjerrjes jashtë përdorimit të trageteve të amortizuar, ka rritur efektivitetin e lëvizjes si dhe shtimin e kapaciteteve për më shumë udhëtarë dhe mallra.
Aleks Kalemasi