Protestat ne Vlores prefekti Ligji te veproje mbi Gjiken
Pas protestës së mbështetësve të Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës vjen reagimi i prefektit të qytetit Eduard Veçani sipas të cilit kryetarët e bashkive dhe komunave të zgjedhur dhe rizgjedhur e kanë marrë votën për të mirëqeverisur dhe jo për të bllokuar rrugët e për të djegur goma. Prefekti Veçani vlerëson së në këto raste duhet të veprojë ligji përpara tëcilit janë të gjithë të barabartë.
“Para ligjit të gjithë janë të barabartë. Kjo do të thotë kryetar bashkie, komunash, të zgjedhur apo të rizgjedhur, me mandat apo pa mandat, përgjigjen njëlloj para ligjit penalisht. Nëse do të përgjigjen penalisht para ligjit, nëse këto vepra penale do t’i kryejnë me dashje, do t’i kryejnë vazhdimisht dhe nëse do të ketë një vendim gjykate kundër tyre, atëherë automatikisht humbasin mandatin” tha Veçani.
Policia e Vlorës nisi një procedim penal për 13 persona si organizatorë dhe pjesëmarrës në protestën e Partisë Socialiste në hyrje të qytetit të Vlorës , ku protestuesit dogjën një makine dhe disa goma.
Festim Llanaj