Pezullohen punimet per ndertimin e kalates. Firma italiane falimentoi
Prej rreth 5 muajsh punimet per rikonstruksionin e kalates lindore ne portin e Durresit jane nderprere. Shkak eshte bere largimi i firmes italiane e cila sipas burimeve nga Autoriteti Portual ka falimentuar. Firma italiane u shpall fituese për kryerjen e punimeve per rikonstruksionin ne kalaten 10 të portit me gjatesi 270 meter linear. Vlera e ketij investimi të lënë përgjysëm është 1 miliard e 129 milion leke te reja dhe parashikonte vënien në eficencë të plotë të kalatës lindore e cila prej shume vitesh nuk ka qene ne sherbim te Autoritetit Portual.
Deri në ndërprerjen e punimeve ishte realizuar vendosja e nje pjese te pilotave pergjate gjatësisë së kalatës, të cilat jane futur në një thellësi prej 45 metrash ne det. Duke qene se firma ne fjale ka falimentuar, Autoriteti Portual ka nisur procedurat per te shpallur nje tjeter firme fituese ne menyre qe te përfundohet investimi sipas projektit të hartuar paraprakisht.
Punimet per kete investim nisën në fillim të vitit të kaluar në 13 janar 2010 dhe parashikohej qe ato te zgjasnin 18 muaj gjithsej. Largimi i firmes italiane ka bere qe perfundimi i punimeve te shtyhet me disa muaj te tjere nga afati i parashikuar qe ishte korriku i ketij viti.
Aleks Kalemasi