E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti publik, Tirana me tramvaj, pas viteve 2020



zirina llambro

Një masterplan që synon të zgjidhë problemet me trafikun e rënduar në kryeqytet. Zbatimi i tij pritet t’i japë prioritet transportit publik, duke shtuar korsitë e kalimit. Më ambicioz bëhet ky masterplan pas viteve 2020, kur parashikohet të ndërtohet edhe një linjë tramvaji, ku përfshihen 20 km binare në zonë urbane. I prezantuar dje, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ai do të nisë zbatimin që këtë vit. “Kemi në dorë zgjidhjet në lidhje me lëvizjen, trafikun. Kemi në dorë zgjidhjet në lidhje me transportin publik, kemi në dorë zgjidhjet më të gjithë infrastrukturën dhe lëvizjen e transportit dhe lidhur me nevojën për inovacion dhe teknologji të reja të transportit drejt këtij zhvillimi të qëndrueshëm të tij, që sot është një domosdoshmëri”, tha Rama. Masterplani parashikohet të jetë afatgjatë, duke përfshirë ndërhyrje në rrjetin ekzistues të transportit publik dhe ndërtimin e linjave të reja unazore. Deri në vitin 2020 llogariten më shumë se 100 korsi të rezervuar për transportin publik dhe 88 km korsi, të rezervuara për autobusët që lëvizin me një drejtim. Korsitë e rezervuara për transportin publik do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, më shumë siguri, ulje të kostos së shërbimit, respektim të orareve të shërbimit dhe të frekuencës kohore. Gjithashtu në vijim do të modifikohen iteneraret e katër linjave ekzistuese të transporti publik deri në vitin 2011. është parashikuar shtimi i dy linjave të reja po gjatë këtij harku kohor. Deri në vitin 2020, në vartësi dhe të infrastrukturës rrugore, do të shtohen ose modifikohen gjashtë linja duke shtuar linjat unazore në qytet dhe duke zgjatur linjta ekzistuese deri në ekstremet e mundshme ose orientuar shtrirjen e shërbimit në të ashtuquajturin modeli “derë më derë”. Kryqëzimet kryesore do të pajisen me Sistemin e prioritetit të stacioneve “BUS”, brenda vitit 2011. Kjo do të mundësojë dhënien e prioritetit të shërbimit publik ndaj trafikut privat. Do të rishikohen dhe ridizenjohen stacionet e autobusëve, për të mundësuar komfortin dhe sigurinë për qytetarët. Do të ndryshojë tërësisht flota e mjeteve të transportit, duke futur mjete me të gjitha kushtet e komoditetit. Sipas ekspertëve që kanë hartuar masterplanin, aktualisht Tirana, në krahasim me qytetet e tjera në vende të tjera, ka ende për fat të mirë, një shkallë të kënaqshme të përdorimit të transportit publik dhe një shkallë më të ulet motorizimi.

100 korsi
të rezervuar për transportin publik pritet të ndërtohen deri në vitin 2020. Ato do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, më shumë siguri dhe në ulje të kostos së shërbimit

2 linja
të reja të transportit publik, urban do të shtohen deri në vitin 2011 në kryeqytet. Gjithashtu në vijim do të modifikohen itineraret e katër linjave ekzistuese të transporti publik, duke zgjatur dhe bashkuar inteneraret.

6 linja
të reja të transportit publik do të shtohen deri në vitin 2020 shtuar linjat unazore në qytet dhe duke zgjatur linjta ekzistuese deri në ekstremet e mundshme ose orientuar shtrirjen e shërbimit në të ashtuquajturin modeli “derë më derë”

Qendra e menaxhimit të trafikut
Për të lehtësuar trafikun masterplani parashikon ngritjen e Qendrës së Menaxhimit dhe Kontrollit të Trafikut, e para e këtij lloji në Shqipëri. Me sistemet e reja IT, të menaxhimit të transportit publik, do t’i jepet prioritet transporti publik. Kjo qendër pritet të përfundojë në vitin 2010. Do të mundësohet gjithashtu Integrimi i rrjetit semaforik (vala jeshile) për 58 aparatura semaforike. Do të instalohen telekamera në 18 pika kryesore, të cilat do të japin informacion real, viziv mbi gjendjen e trafikut. Deri në vitin 2011 do të ndërhyhet për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, në mënyrë për të rritur eksesin e lëvizjes së mjeteve. Në shërbim të qytetarëve pritet të vendosen mjete të reja për çdo linjë (pjesa më e madhe e investimeve do të kryhen gjatë këtij vitit dhe vitit që vjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›