E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Transporti urban, do i permbahemi vendimit"

Dy dite pas paralajmerimit te Shoqates se Transportit Qytetes se nuk do te kete me abone mujore, qe s'do te njihen deshmite dhe se do te dalin ne qarkullim me gjysmen e kapacitetit te autobuseve, perfaqesuesit e kesaj shoqate shprehen se nuk ka mberritur asnje reagim pozitiv ne adrese te tyre. Kujtim Hyka, sekretar i Pergjithshem i SHKTQ-se, shprehet se asnje strukture e pushtetit qendror dhe madje as vendor nuk ka reaguar per te zbutur situaten. Sipas tij, secili duhet te marre pergjegjesite e veta, cka do te conte ne zgjidhje te problemit. Megjithate, ai shprehet se nuk ka kthim mbrapa. "I permbahemi vendimit te meparshem, per shkak se nuk e perballojme dot me koston e sherbimit", thote ai. Hyka kujton edhe nje here rritje galopante te kostos se sherbimit, vecanerisht nga rritja e cmimit te karburantit, lubrifikanteve, por pa lene menjane, rritjen e inflacionit dhe rritjen e tarifave te sherbimit per mirembajtjen e automjeteve. Sipas Hykes, deri me tani vazhdimi i veprimtarise se transportit eshte mundesuar vetem nepermjet thellimit te borxhit te ketyre subjekteve ndaj shoqerive te furnizimit me karburante. Po ashtu, sipas tij, nuk eshte normale fakti se qe nga viti 2004, nuk eshte bere asnje rritje e cmimit te sherbimeve, pavaresisht se cmimet jane rritur ne cdo sektor. "Te gjitha keto probleme dhe shqetesime, nepermjet shkresave dhe takimeve qe kemi pasur me institucionet perkatese i kemi bere me dije here pas here, te cilat nga ana e tyre jane vleresuar te drejta dhe te zgjidhshme", thote sekretari i Pergjithshem i SHKTQ-se, Kujtim Hyka. Megjithate, ende asnje zgjidhje konkrete.

Idriz Shehi: "Kjo eshte mosmirenjohje ndaj nesh"

Idriz Shehi eshte nje nga qytetaret qe ka kontribuuar ne luften per clirimin e Shqiperise. Jo vetem ai, por qindra luftetare te tjere, sot veterane, kane meriten e vecante per nje gje te tille. Por, ai dhe koleget e tij te Komitetit Kombetar te LANC-it nuk duken aspak krenare per faktin qe ndaj tyre po ndermerren vendime te tilla per mosnjohjen e deshmive. Sipas Shehit, shteti dhe strukturat ne varesi te tij duhet te kene me shume mirenjohje dhe respekt, dhe mos t'u mohohet ky "shperblim" modest per luften dhe kontributin qe kane dhene per clirimin e Shqiperise. Kjo, sipas anetareve te Komitetit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, eshte me e pakta qe duhet bere per ta. Ata shprehen se, nese do te vazhdoje mosnjohja e deshmise se veteranit, atehere udhetimi me autobus urban do te jete i paperballueshem per te gjithe.

Qamil Hoxha: "Do te udhetoj sa me shume ne kembe"

Qamil Hoxha duket se ka zgjedhur nje menyre mjaft origjinale per t'i mbijetuar krizes se pritshme te transportit urban. Vertet ai nuk udheton me deshmi, por merr abone. Keshtu, sipas tij, nese abonete nuk dalin me ne treg ne muajin maj, e ne vazhdim, atehere nuk dihet se c'zgjidhje do te gjeje. Ndoshta, nje zgjidhje mjaft origjinale, ndonese pak e lodhshme do te ishte qe te udhetonte sa me shume ne kembe, duke e rralluar ne maksimum udhetimin brenda Tiranes me autobus urban. Sipas Qamilit, nuk eshte aspak e drejte qe shtetit dhe bashkia te tallen ne kete menyre me njerezit. Sipas tij, ka njerez qe nuk kane buke te hane dhe shtrenjtimi i biletes dhe aboneve do te ishte fundi per kete kategori. Qamili shprehet se bileta njeudhetimeshe ne vleren 500 leke do te ishte katastrofike.

Sot, transporti urban ne krize

Gjate dites se djeshme, transporti qytetas ka funksionuar ne menyre normale. Kjo, sepse per fatorinot, vlenin ende abonete qe ishin blere qe ne fillim te muajit, duke qene se dje ishte dita e fundit e muajit prill. Megjithate, efekti i vendimit te Shoqates Kombetare te Transportit Urban pritet te ndjehet pikerisht gjate dites se sotme, dite kur eshte paralajmeruar qe te filloje zbatimi i tre vendimeve te Shoqates. Keto te fundit kane te bejne me daljen ne udhetim me gjysmen e autobuseve qe kane operuar deri tani, me zhdukjen e aboneve nga qarkullimi si dhe me mosnjohjen e asnje lloj deshmie per kategori te caktuara qe e perfitonin udhetimin falas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›