Transportonin lëndë narkotike, prangosen dy romë
GJIROKASTËR- Dy të rinj nga fshati Çukë i rrethit Sarandë janë arrestuar pasi janë kapur me 3 kilogram drogë, të llojit marijuanë.
Burime zyrtare të policisë së Gjirokastrës kanë bërë të ditur se Aqif Garo, 25 vjeç, dhe Denis Tahiri, 20 vjeç, paraditen e së martës janë ndalur në vendin e quajtur "Ura e Lumit" në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ndërsa ishin duke pritur ndonjë automjet për të udhëtuar drejt Sarandës.
"Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia arrestoi në flagrancë këta shtetas, pasi u kapën me një çantë, brenda së cilës kishte 3 pako të mbështjella me letër natriban, të mbushura me lëndë narkotike, gjithsej 3 kilogramë",- thuhet në deklaratën zyrtare për shtyp të policisë në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërkaq, dy shtetasit kanë deklaruar për policinë se lëndën narkotike e kishin marrë në fshatin Lazarat dhe do ta transportonin drejt qytetit të Sarandës.