E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, 48 vjet burg për trafikantët e armëve

26/05/2009  Jepet pretenca për katër anëtarët e grupit që trafikonte pistoleta

Arrestimi nga transkriptimi i bisedave telefonike të tyre

TIRAN˖ Prokuroria kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin e katër të pandehurve me burg, akuzuar për trafik armësh dhe municionesh. Bëhet fjalë për të pandehurit Zamir Kotorri, Ahmet Ferati, Rrahman Demaj dhe Artan Aliaj. Për akuzën të pandehurit duhet të dënohen me burg. Kështu gjykata vendosi që Dema të dënohet me 13 vjet burg, Kotorri dhe Aliaj me nga 11 vjet dhe Ferati me 13 vjet. Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit të armëve në bashkëpunim”, e cila parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal. Nga hetimi profesional që ka bërë grupi hetimor rezulton se i pandehuri Ahmet Ferati nga Kukësi, në datën 13.06.2007 ka blerë nga një shtetas kosovar katër copë pistoleta. Këtë sasi pistoletash ai e ka blerë me porosi të pandehurit tjetër Rrahman Demaj dhe ky banor i qytetit të Kukësit. Menjëherë pas sigurimit të “mallit” në datën 14.06.2007 i pandehuri Ahmet Ferati është nisur herët në mëngjes nga Kukësi në drejtim të Shkodrës, ku do i dorëzonte pistoletat të pandehurit Rrahman Demajt. Nga hetimet e kryera u provua se Ahmet Ferati është nisur në drejtim të Shkodrës me një furgon pasagjerësh dhe kishte lënë takim për dorëzimin e armëve në qendër të Shkodrës tek vendi i quajtur “Pesë Heronjtë e Vigut”, në një lokal me tulla të kuqe me porositësit e armëve Rrahman Demaj. Ky i fundit ka rënë dakord që pistoletat e llojit Mini Blow t’i blinte me shumën 60.000 lekë të reja. Lidhur me këtë situatë policia ka arrestuar në flagrancë dy të pandehurit dhe nga transkriptimi i bisedave telefonike të tyre ka rezultuar se Zamir Kotorri është një ndër bashkëpunëtorët kryesor në kryerjen e këtij trafiku armësh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›