Spahiu: Jo konferencë pa patur një ligj për të
TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se, për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së nga Konferenca Gjyqësore, duhet pritur miratimi i këtij ligji në Parlament. Për numrin dy të KLD-së, ligjërisht edhe pse u ka mbaruar mandati në kohë disa prej anëtarëve, ata janë të ligjshëm deri në momentin kur të zgjidhen të tjerët.
“Situata ka vetëm një zgjidhje që projektligji i hartuar nga Ministria e drejtësisë të kalojë gjithë fazat dhe etapat e një procesi ligjor, të miratohet nga Këshilli i Minstrave, të kalohet në komisionin e ligjeve dhe më pas të miratohet në Parlament. Një anëtar i KLD-së në bazë të ligjit 7 të KLD-së, i përfundon mandati kur emërohet anëtari i ri i KLD-së që e zëvendëson atë”, shprehet Spahiu.
Sipas Spahiut ligjshmeria e konferencës varet nga Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar antikushtetues ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe në këto kushte Konferenca Gjyqësore nuk ekziston”, pohon numri 2 i KLD-së. Të mbledhur të hënën me urgjencë, gjyqtarët kanë vendosur të thërrasin një konferencë të jashtëzakonshme në datën 5 dhjetor për t’i dhënë zgjidhje edhe cështjes së ngërcit në KLD.
(m.a/BalkanWeb)