E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, izolohen komunat në Krujë, Lac e Lezhë

LEZHE- Reshjet e pandërprera kanë përkeqsuar situatën në disa zona të Krujës, Lacit dhe të Lezhës. Në Sanxhak dhe Fushë Kuqe qindra hektarë tokë rëzulojnë të përmbytura, ndërsa uji ka depërtuar deri në oborret e shtëpive. Situata është rënduar edhe në fshatrat Borizan, Derven, Vushnesht, Dukagjin i Ri dhe Miliskaje ku hektarë të tërë rezultojnë të izoluara nga uji. Ndërkohë në Kurbin situata shfaqt edhe më e rënduar, vecanërisht në Mamurras, Gjormë Fushë Mamurras, Golem Adriatik etj. Kanalet kulluese nuk funksionojnë ndërsa nivelit ujit ka arritur në 40 deri në 50 centimetra, ndërkohë hidrovoret vetëm dje kanë filluar punë sipas banorëve.
Në Lezhë situata është e rënduar në Barbolloji dhe Torovicë ku sipërfaqeja e tokave të përmbytura arrin në rreth 800 ha në total. Ndërsa në brendësi të qytetit dy lagje vazhdojnë te jenë të izoluara për shkak të nivelit të lartë të ujit. Si shkak i kësaj situate është mbledhur edhe Shtabi i emergjencave civile të Lezhës. Përmirësim rezulton të ketë pasur vetëm në Shengjini, ku falë ndërhyrjeve në kanalet kulluese është ulur niveli i ujit. Ndërsa në Shkodër, problematike mbetet Velipoja, ndërkohë që komuna Shalë vazhdon të jetë e izoluar për shkak të bllokimit të aksin Shkodër-Dukagjin, ku ka ende rrëshqitje dheu prej motit të keq.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›