E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia e Mbijetesës

English Version Below

Pesë vjet më parë, Asambleja e Përgjithshme e
OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të
Përkujtimit në nderim të viktimave të holokaustit

Nga
Xhon L. Uidhers, II

Ambasador
i Sh.B.A. në Shqipëri

Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit i
kushtohet Trashëgimisë së Mbijetesës, për të theksuar mësimet universale që
të mbijetuarit i përcjellin brezave të mëpasmë. Duke qenë se mbeten çdo vit më
pak të mbijetuar që mund të tregojnë historitë e tyre, është nevojë urgjente që
kjo trashëgimi të ndahet me njerëzit kudo, për të nxitur respekt për
diversitetin dhe të drejtat e njeriut për brezat që do të vijnë.

Duke pasur këtë në mend, Presidenti Obama ka
caktuar një Delegacion Presidencial të nivelit të lartë për në Krakovë të
Polonisë për të marrë pjesë në përkujtimin e 65 vjetorit të Çlirimit të
Aushvicit më 27 janar.

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë
nga tmerret e holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të
cilën të gjithë shqiptarët mund të krenohen. Është diçka që i ka rrënjët në atë
që shkruante Ambasadori i Sh.B.A. në Shqipëri Herman Bernstain gazetës së Nju
Jorkut The Jewish Daily Bulletin, në vitin 1934: Në Shqipëri nuk gjen dot as
edhe një gjurmë të vetme të çfarëdo diskriminimi kundër hebrenjve, për arsye se
Shqipëria është njëri ndër vendet e rralla në Europën e ditëve të sotme, ku nuk
ekzistojnë paragjykimi dhe konfliktet fetare, megjithëse vetë popullsia
shqiptare është e ndarë në tri fe.

Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për
ti treguar botës historinë e vet të shkëlqyer për të parandaluar persekutimin
e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për
shembull, Profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që edhe
në vitet më të errëta të holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të
gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare antifashistë dhe profashistë,
komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe
jobesimtarë për tu siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do
ti hynte gjëmb në këmbë. Mund të përmendja edhe dokumentaret e shkëlqyer të
gazetares së Top Channel dhe historianes Monika Stafa. Jam i kënaqur që Bashkia e Tiranës po luan
rolin e vet të rëndësishëm për të përcjellë trashëgiminë, duke përcaktuar një
vendndodhje për Monumentin Përkujtimor të Holokaustit këtu në kryeqytet.

Gjithashtu, ishte kënaqësi kur dëgjova që
vitin e kaluar, Bashkia e Beratit emëroi një prej rrugëve të qytetit
Hebrenjtë. Edhe ky është një kontribut për të përcjellë trashëgiminë e
mbijetesës, për tu mësuar brezave të ardhshëm mësimet e rëndësishme të nxjerra
nga holokausti dhe nga aktet heroike të shqiptarëve gjatë atyre kohërave të
tmerrshme.

Në anglisht, themi se një foto vlen sa një
mijë fjalë. Fotografia përkrah këtyre pak fjalëve të mia ilustron vërtetësinë e
kësaj thënieje. Është një foto e vitit 1943 e Refik Veselit ai dhe familja e
tij ishin shqiptarët e parë që u njohën nga qendra e dokumentacionit të
holokaustit Yad Vashem si Fisnikë Mes Kombeve duke mbajtur në krahë dy
vajzat e familjes hebreje Mandili, e cila kishte gjetur strehë në Shqipëri.

Kjo foto, e cila bën kontrast të mprehtë dhe
frymëzues me mijëra fotot e hebrenjve nga pjesë të tjera të Europës gjatë
regjimit nazist, flet vëllime të tëra fjalësh mbi trimërinë me të cilën
shqiptarët ruajtën humanizmin e tyre gjatë një kohe barbarie. Shqipëria ka
trashëgiminë e saj dhe është një trashëgimi të cilën bota meriton ta njohë dhe
nderojë.

(*) Dërguar nga autori, ambasador i SHBA në
Shqipëri

English Version

Legacy of Survival

Five years ago, the U.N. General Assembly
adopted a resolution declaring January 27 an annual International Day of
Commemoration in memory of the victims of the Holocaust

By John
L. Withers, II

U.S.
Ambassador to Albania

This years observance of the International
Day of Commemoration is dedicated to The Legacy of Survival," emphasizing
the universal lessons that the survivors pass on to succeeding generations.
With fewer survivors alive each year to tell their stories, it becomes increasingly
urgent to share this legacy with people everywhere, to encourage respect for
diversity and human rights for generations to come.

With this in mind, President Barack Obama has
named a high-level Presidential Delegation to Krakow, Poland to attend the
commemoration of the 65th Anniversary of the Liberation of Auschwitz on January
27.

Albania's role in rescuing Jews from the
horrors of the Holocaust is not nearly as well known as it should be. It is
something of which all Albanians can be proud. It has its roots in what U.S.
Ambassador to Albania Herman Bernstein told The Jewish Daily Bulletin of New
York in 1934: There is no trace of any discrimination against Jews in Albania,
because Albania happens to be one of the rare lands in Europe today where
religious prejudice and hate do not exist, even though Albanians themselves are
divided into three faiths.

Albania can always do more to tell the world
its remarkable story of preventing the persecution of Jews in its land. Some
Albanians have been doing just that. Professor Shaban Sinani, for example. His
numerous works document that even in the darkest years of the Holocaust, in
Albania there was a coming together of all political beliefs and religious
denominations -- anti-fascists and pro-fascists, communists and nationalists,
Muslims and Christians, believers and non-believers to ensure that no harm
would come to any Jew sheltered in Albania. I could mention as well the
remarkable documentaries of Top Channel journalist and historian Monika Stafa.

I am pleased that Tirana Municipality is
playing its own important part in passing on the legacy, by designating a
location for a Holocaust Memorial Monument here in the capital.

I was pleased as well that last year, the
municipality of Berat named one of its streets Hebrews. That too is a
contribution to passing on the legacy of survival, to teaching coming
generations the important lessons drawn from the Holocaust and from the heroic
actions of Albanians during those terrible times.

In English we say that a picture is worth a
thousand words. The photograph alongside these few words of mine illustrates
the truth of that saying. It is a 1943 photo of Refik Veseli -- he and his
family were the first Albanians to be recognized as Righteous Among the
Nations by the Yad Vashem Holocaust documentation center -- holding the two
daughters of the Jewish Mandil family who found refuge in Albania.

This photo, standing as it does in stark and
uplifting contrast to thousands of pictures of Jews in other parts of Europe
during the Nazi regime, speaks volumes about the bravery with which Albanians
preserved their humanity during a time of barbarism. Albania has its own
legacy, and it is one that the world deserves to know and to honor.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›