MBUMK merr masa për kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytja, në Shkodër

Tiranë, 27 janar
NOA Fill pas uljes së nivelit të ujit në lumin Bunë dhe në zonat e përmbytura
stafet teknike të MBUMK-se dhe Bordit të Kullimit Shkodër kanë inspektuar të gjithë
infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja për evidentimin e dëmtimeve
dhe marrjen e masave për rikthimin në gjendjen e mëparshme.
Nga inspektimi
teknik, kanë rezultuar dëmtime të pjesshme në argjinaturat e lumit Buna,
kryesisht në Dajç, Samrishte, Daragjat si dhe është dëmtuar argjinatura e Çasit
me pasojë përmbytjen e hidrovorit te Çasit.
Mësohet se për
kthimin në normalitet të infrastrukturës së kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja
po riparohen dëmtimet në argjinaturat e lumit Buna, kryesisht në Dajç,
Samrishte, Daragjat, etj.
Gjithashtu ka
filluar riparimi i argjinaturës së Çasit në segmentin më të dëmtuar të saj në rreth
500 metër për bllokimin e shpejtë të kalimit të ujit nga këneta e Domnit në tokën
bujqësore të Çasit. Kjo do të mundësojë edhe futjen në punë të hidrovorit të
Çasit.
Vlera e kësaj ndërhyrjeje
është rreth 20 milionë lekë.
Po punohet në
hidrovorin e Çasit, për pastrimin e tij dhe sjelljen në kushte teknike të pajisjeve
elektrike dhe elektropompave.
Vlera e punimeve
për hidrovorin e Çasit është 3 milionë lekë.
Gjithashtu po
shikohet mundësia e instalimit të disa motopompave me kapacitet të madh tek
hidrovori i Çasit, për të mundësuar largimin më të shpejtë të ujërave, që kanë
përmbytur 1500 ha tokë bujqësore.
Po punohet për
hapjen e grykës së Vilunit si dhe pastrimin e disa nyjeve kryesore të
shkarkimit të ujërave në kanalin e Mertemzës me ekskavatorët e Bordit të
Kullimit Shkodër, si dhe po shikohet mundesia e futjes në punë edhe të 4
ekskavatorëve të tjerë si dhe 2 dragave, në varësi me rënien e nivelit të ujit.
Në kuadrin e ndërhyrjeve
me afatgjata, do të bëhen modifikime në buxhetin e vitit 2010, për të financuar
disa ndërhyrje të tjera prioritare në argjinatura dhe kolektorë kullues ne zonën
e nën-Shkodrës.
k.k/NOA