Tre aksidente me 3të vdekur brendapak orësh
TIRANE- Tre aksidente me tre viktima, dy prej të cilëve 22 vjecarë janë shënuar në orët e paradites së të dielës. Aksidentet ndodhën në aksin Tepelenë- Gjirokastër, Fier dhe në Bulqizë. Policia nis punën për evidentimin e shkaqeve të aksidenteve
GJIROKASTER
Nje 45-vjecar nga Skrapari është aksidentuar sot për vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur viktima quhet Perparim Hodo.
45 vjecari po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është përplasur për vdekje nga një makinë tip benz me targa Tepelene 2802 B.
Policia thotë se viktima po udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë- Athinë. Në një moment autobusi është ndalur dhe 45 vjecari ka dalë për të kryer nevojat personale. Kur ka qenë duke kaluar rrugën është përplasur nga automjeti me targa Tepelene 2802 B, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e benzit, dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
FIER
Një makinë ka dalë nga rruga rreth orës 11.00 në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”. Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje bën të ditur se makina me targa FR 5639 B ka rënë në lumin Seman. Pas disa minutash policia ka nxjerrë të vdekur nga makina drejtuesin e automjetit Nelson Lika, 22 vjec. Nisin hetimet për shkaqet e aksidentit.
BULQIZE
Kamioni i ngarkuar me krom, i cili drejtohej nga një 22 vjecar ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e të riut. Korrespondenti i NEWS24 bën të ditur se viktima Gentian Leti, po kthehej nga Thekra e Martaneshit në Bulqizë, kur kamioni ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë në greminë. I riu gjeti vdekjen rrugës për në spital. Policia dyshon se shkak i aksidentit mund të ketë pasur lidhje me një defekt të mjetit.