Zbardhet krimi, lazaratasi u vra nga i vëllai
06/03/2009 Autori deklaroi në polici se ishte vetëvrasje. Policia: Bashkëpunoi me të shoqen
GJIROKASTËR - Krimi brenda familjes “gjunjëzon” edhe fshatin Lazarat, tre kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Vëllai i madh i familjes vret për motive të dobëta të voglin, dhjetë ditë më parë, por gjatë pasdites së djeshme, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit kanë arritur të ndryshojnë versionin nga “vetëvrasje” në “vrasje me dashje e kryer nga bashkëpunim”.
Vrasja
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 22 shkurt të këtij viti, në orët e para të ditës së diel, ku në mënyrë enigmatike, 34-vjeçari Adriatik Skënderi ka mbërritur në urgjencën e spitalit civil rajonal “Omer Nishani” i pajetë. Duke ju referuar burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastër, çifti Dritan dhe Refike Skënderi, përkatësisht 36 vjeç dhe 27 vjeç, kanë pranuar gjatë pasdites së djeshme autorësinë e vrasjes, pavarësisht se rreth dy javë më parë, vet policia kishte zyrtarizuar ngjarjen si “vetëvrasje”. “Gjatë hetimeve paraprake, vrasësit kishte dëshmuar se 34-vjeçari Adriatik Skëndëri, vëllai i vogël i Dritan Skënderi, kishte humbur jetën në dhomën e tij të gjumit, por gjatë grumbullimit të provave materiale është vërtetuar se viktima është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij dhe ka gjetur vdekjen gjatë transportimit drejt spitalit”, pohuan burime zyrtare.
Po të njëjtat burime, saktësuan se, kjo ngjarje e pa precedent në fshatin Lazarat, ka zanafillën disa vjet më parë, ku vëllai i madh i familjes Skënderi jetonte si emigrant në Greqi dhe është kthyer prej andej me 12 mijë euro borxh. “Vëllai i vogël, Adriatik, Skënderi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia lokale, pasi kishte konsumuar veprën penale të “sekuestrim të paligjshëm të personit”, i kishte ofruar ndihmë të vëllait të madh. Ky i fundit i ndikuar edhe nga bashkëshortja kërkonin të përvetësonin banesën e tij, për shkak se ai jetonte i vetëm, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga viktima”, shpjegojnë burime zyrtare. Me sa duket kjo ka qenë dhe zanafilla e grindjes mes dy vëllezërve, e cila ka degjeneruar në vrasjen e njërit nga tjetri. Po të njëjtat burime, ka shtuar se, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Dritan Skënderi, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e krimit, automatik model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
ZANAFILLA
Kjo ngjarje e paprecedent në fshatin Lazarat ka zanafillën disa vjet më parë, ku vëllai i madh i familjes Skënderi jetonte si emigrant në Greqi dhe është kthyer prej andej me 12 mijë euro borxh. “Vëllai i vogël, Adriatik, Skënderi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia lokale, pasi kishte konsumuar veprën penale të “sekuestrim të paligjshëm të personit”, i kishte ofruar ndihmë të vëllait të madh. Ky i fundit i ndikuar edhe nga bashkëshortja kërkonin të përvetësonin banesën e tij, për shkak se ai jetonte i vetëm, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga viktima”, shpjegojnë burime zyrtare. Me sa duket kjo ka qenë dhe zanafilla e grindjes mes dy vëllezërve, e cila ka degjeneruar në vrasjen e njërit nga tjetri. Po të njëjtat burime, ka shtuar se, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Dritan Skënderi, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e krimit, automatik model 56.