E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimi 2 i PAngos

06/03/2009  Marrë nga emisioni “Fiks Fare”

Takimi i vajzës së parë, e cila refuzoi takimin në banesë, në zyrë me Ylli Pangon, ditën e fundit (pas telefonatave)

Ylli Pango: Si jeni?

Fiksi: Përderisa kam aplikaur do të thotë që jam e interesuar.

Ylli Pango: Ti s’vjen, mbyll telefonin, s’interesohesh.

Fiksi: Në ç’mënyrë luftohet?

Ylli Pango: Në çdo moment luftohet.

Fiksi: Duhet të kisha ardhur, ndoshta kam neglizhuar, por duhet të kisha ardhur.

Ylli Pango: Ngela një çikë i habitur. Tani historia ka qenë kështu që ta dish thjesht fare, ti kishe idenë se do të vije në institut dhe do të të hante ndonjë ari? Çfarë kishte?

Fiksi: Jo, jo nuk kisha asnjë ide, por thjesht që kërkova punë në ministri.

Ylli Pango: Nuk të tha njeri që nuk do të punoje në ministri.

Fiksi: Nuk e kam kuptuar.

Ylli Pango: Oferta ishte goxha e mirë.

Fiksi: Unë nuk kisha nevojë për një makinë për të ardhur në institut, fakti që do t’ju takoja në institut më bëri të ndihesha keq.

Fiksi: Juve nuk ju kam mik, ju njoh, kam shumë respekt.

Ylli Pango: Rrofsh! Tani edhe një herë, pyetja është kjo: Çfarë të shqetësonte që do vije aty? E kam kuriozitet.

Fiksi: Nuk më shqetësonte asgjë, thjesht fakti që kërkova të punoja në ministri dhe të takohesha në një institut kur nuk e njoh fare.

Ylli Pango: Po të flas troç fare, edhe një përgjigju këtu (vendos dorën poshtë tavolinës), çfarë nuk kam dëgjuar, qoftë edhe për këtë. Kjo ishte arsyeja, d.m.th.

Fiksi: Nuk besoj se po bëjmë një gjë që është jo zyrtare.

Ylli Pango: Absolutisht. Edhe atë detyrë që do të fillosh ti. Unë kam qëndruar me çdo njeri, është marrë, është interpretuar, është folur, të gjitha. Aty jam shumë i qetë, e kam pronën time private. Ne jemi njerëz në radhë të parë, kemi një minimum besimi gjithmonë.

Fiksi:- E kuptoj

Ylli Pango: Duhet të dish që, kontrata e parë që është bërë në këtë botë nuk është bërë me firmë dhe me vulë, por ka qenë një kontratë besimi, pastaj hynë vulat dhe firmat.

-Ideja ishte të ishe këshilltarja ime, me rrogë shumë të mirë sepse do të ishe e kabinetit, plus meqenëse ministrat shkojnë dhe vijnë, konjukturat ndryshojnë, unë nuk kam ndërmend të ndryshoj, por për çdo rast lëviz andej, në ndonjë ministri tjetër, nesër, pasnesër, kuptohet pas zgjedhjeve se në këto zgjedhje deri në shtator ne këtu jemi. Unë kam një institut dhe po të kishe ardhur do të kisha treguar disa gjëra shumë interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra botime të institutit, botime ku unë kam patur të aktivizuar pedagogë dhe studentë të fakultetit dhe ky institut ka qenë shumë i fuqishëm, ka marrë edhe projekte 100 mijë 200 mijë euro, 500 mijë euro të komunitetit evropian, UNDP dhe gjithmonë ka patur nevojë për njerëz. Njëra prej këtyre që ka punuar në institut unë e kam drejtoreshë këtu edhe e kam nga më të mirat, është Suela, kurse është një që merret me …, një Nardi Nardi

Dhe ç’kam bërë? Kam kombinuar që njerëzit më të besuar t’i kem dhe në ministri, t’i kem edhe në institute.

Meqë unë jam në ministri quhet konflikt interesi, prandaj them që janë ca gjëra që me dash keq, prandaj doja të flisja në konfidencë.

Institutin ia kam kaluar mbesës sime që ta komandojë ajo si emër, por ndërkohë këta njerëz vazhdojnë punojnë dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti në këtë ekip, e para këtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe një të ardhur tjetër atje që ishte goxha, ndërkohë që isha edhe unë në plotësimin e stafit

Fiksi: Ju kuptoj dhe ju falënderoj që më vlerësoni pa më njohur, më fusni tek miqtë, tek njerëzit e besuar.

Ylli Pango: Ka edhe njerëz që unë nisem me goxha paragjykim pozitiv dhe nuk dalin të tillë. Ti mund të jesh goxha e kapur, po të shikoj nga veshja, nga makina, nga të tëra, dukesh që i ke siguruar të tëra mjetet e tua.

Fiksi: Faleminderit, por mi ka siguruar familja, nuk varet nga unë fare.

Ylli Pango: Edhe kjo ma bën qejfin, shumë mirë. Kështu që do të bëja një muhabet shumë më të gjerë, ti n.q.s. do të ishe e angazhuar tamam për këto gjëra do të kishim prapë një lloj kontrate morale bashkë që mos ndodhte, siç ka ndodhur me disa të tjera që kanë ardhur, kanë ndenjur ca kohë, dikush ka ikur, dikush ka bërë.

E ndajmë mendjen të punojmë bashkë?

Fiksi: Sigurisht kam ardhur të zë një vend, një vend pune pa dashur të lëviz dy muaj.

Ylli Pango: Si person vetë ke marrë ndonjë rrogë?

Fiksi: Unë s’është se kam punuar, edhe kur kam punuar kam punuar në një Tv lokal dhe kam punuar për kënaqësi nuk është se kam punuar për pagesë.

Ylli Pango: Rrogë të madhe?

Fiksi: Jo,vetëm kur kam prezantuar aktivitete kulturore.

Ylli Pango: Kjo nuk do të thotë që ti nuk e vlerëson pagën?

Fiksi: E vlerësoj sigurisht, sepse vlerësohet puna ime, por kjo nuk do të thotë që punoj vetëm për pagesë ose nuk do të thotë që duhet një punë patjetër për pagën.

Ylli Pango: Mund edhe të mos punosh fare, pa pagë. Je e qetë pa pagë?

Fiksi: Do më vinte mirë që për sa kam studiuar të merrja një pagë që të vlerësohej puna ime, por që ta kem qëllim në vetvete pagesën. Më intereson një punë që ta kem edhe si kurrikulum dhe të ndihem mirë.

Ylli Pango: Duhet të bëhej një bisedë qoftë edhe pak më e gjatë, unë nuk e kisha parashikuar, qoftë edhe në ndonjë lokal që do të kishte qejf ti më shumë kështu, që të ishe më e qetë ti.

Fiksi: Unë jam shumë e qetë në fakt.

Ylli Pango: S’jam unë i qetë, se ka edhe njerëz më presin prapa dere, edhe mbledhje qeverie kam dhe asnjëherë nuk besoj, siç është krijuar kjo situatë.

Ti s’ke asnjë problem, ti je grand, por duhet parë raporti i brendshëm, duhen parë të dy njerëzit. Sepse ideja tjetër ka qenë edhe kjo. Zakonisht sot nëse ti e ke ndarë mendjen është thjesht puna tek rroga.

Fiksi: Është hipokrizi të them që nuk më pëlqen.

Ylli Pango: Sot ecja përpara në një fushë të caktuar kërkon një lloj stabiliteti dhe ti këtë stabilitet është kur ke një rrogë je rehat fare.

Një aspekt tjetër është kur ke lidhje me një njeri që ka fuqi, ka mundësi, të merr, siç ka ndodhur me ministra të tjera po njerëz që kanë bërë biznes dhe këta njerëz i ke të afërt. Oferta ime ishte goxha e lartë në të gjitha aspektet, qoftë për punën në ministri, qoftë në institute. Dhe këto ishin gjëra me më shumë detaje, duhet të ishte bërë muhabet më hollësisht. Megjithatë, prapë mos e merr për kështu që më ka ngel hatri i madh erdhe s’erdhe.

Fiksi: Ju kuptoj

Ylli Pango: Nuk është çështje që nuk u tregove korrekte nga ana zyrtare se ti nuk kishe filluar punë me mua, më tepër ishte që unë doja të të jepja besim dhe ti s’e çave shumë kokën dhe bile ndërpreve dhe telefonat dhe të gjitha. Kështu që unë krijova një ide që s’e paske shumë të rëndësishme. A e kupton?

- Fiksi: Përderisa kam aplikuar.

- Ylli Pango: - Ka aplikime që janë domosdoshmëri, dua të filloj edhe unë, dua të bëj diçka e hajde të ecim në këtë rrugë. Ka aplikime që mund të bëhen, që nuk janë keq…që nuk bie poshtë, që e di që kudo më kërkojnë, nuk është se bie poshtë.

- Fiksi - Duke ditur që kam një mesatare tek të lartat mendova që të punoj në ministri është një gjë jo shumë e vështirë, mendova unë

- Ylli Pango -S’është edhe aq e lehtë po ta shikosh nga një aspekt

- Fiksi - Mendoja që e meritoja. Duke qenë se ju më kaluat në institut

- Ylli Pango -S’të kalova aty, ishte një rrogë shtesë, ta shpjegova ç’ide kisha, pastaj do të ofroja diçka tjetër sepse edhe ti mendova që doje të kishe një punë me një njeri që të ecje, të bëje përpara, të kishte stabilitet. Sepse kështu ecet sot

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›