Tre biznesmenë hetohne për pastrimi parash

11/03/2005 Prokuroria e Tiranës, aplikon ligjin antimafia për aktivitetet që e kanë prejardhjen nga paratë e krimit
Prokuroria e Tiranës ka filluar tre procedime penale lidhur me pastrimin e parave. Hetimi ka filluar ndaj disa bizneseve, që mendohet ta kenë prejardhjen e tyre nga para të përfituara nga aktivitete kriminale të mëparshme. Për verifikimin dhe ekspertimin e dokumentacionit të këtyre aktiviteteve, do të ndihmojnë edhe specialistë të Ministrisë së Financave. Mësohet se këto hetime janë bazuar në verifikime të kryera mbi mundësinë e pronarëve të tyre, pas dyshimeve se këto biznese fshihnin aktivitete kriminale.
Hetimi
Javët e fundit, Drejtoria e Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar ka filluar tre procedime penale për pastrim parash. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime të sigurta pranë këtij institucioni, të cilat thanë dje se këto hetime u iniciuan pas informacioneve të bazuara në prova që këto biznese financoheshin nga aktivitete të paligjshme të kryera më parë dhe në vazhdimësi. Nga burimet mësohet se aktivitetet në fjalë, që dyshohen të jenë ndërtuar për pastrimin e parave të pista, janë lokale e bare. Por burimet e organit të akuzës nuk bëjnë të ditur emrat e pronarëve të këtyre bizneseve për shkak të sekretit hetimor. Këto tre raste hetimi kundër pastrimit të parave janë rastet e para të aplikimit të ligjit antimafia kundër biznesit, që dyshohet të jetë financuar nga të ardhura me prejardhje nga krimi. Mësohet se bizneset në fjalë janë të financuara kryesisht nga trafiqet e lëndëve narkotike dhe atyre të qenieve njerëzore. Burimet e Prokurorisë shtojnë se po hetohet për sigurimin e provave konkrete ndaj këtyre personave, me qëllim vërtetimin e prejardhjes së pasurive të tyre të paluajtshme.
Verifikimi
Në ndihmë të këtyre hetimeve mësohet se do të kontriubojnë edhe specialistë nga fusha e financës, të cilët do të ekspertojnë të gjithë dokumentacionin përkatës të aktiviteteve që dyshohen të kenë prejardhjen nga para të përfituara nga krimi. Burimet e akuzës sqarojnë se do të kryhet verifikimi edhe në të kaluarën e pronarëve të këtyre bizneseve. Kjo, me qëllim që të vërtetohet mundësia e tyre për ngritjen e këtyre aktiviteteve, bazuar në të ardhurat që kanë përfituar në rrugë ligjore. Nëse do të konkludohet që me përfitimet e tyre vjetore nuk është e mundur ngritja dhe përdorimi i këtyre aktiviteteve, atëherë do të kërkohet deklarimi i pasurisë së tyre fillestare që kanë investuar, shtojnë burimet. Ndërkaq, hetuesit nga ana e tyre, me anë të provave dhe informacioneve që disponojnë ndaj këtyre personave në hetim, do të verifikojnë mënyrën e pastrimit të parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme. Gjithashtu një tjetër pistë e hetimit do të jetë dhe ajo e mundësisë së pastrimit të parave të dikujt tjetër, nga ana e pronarëve aktualë të këtyre bizneseve. Kjo për faktin se dyshohet, që në raste të ndryshme ka edhe pronarë “kukulla”, të cilët pranojnë të ngrenë një biznes në emër të tyre me anë të parave të ofruara nga dikush tjetër, ku ky i fundit i ka përfituar nga aktivitete të paligjshme e kriminale.