Flakët djegin 8 dyqane te "Medreseja"

11/03/2005 Ekspertët, shkëndija e saldimit, shkaku i zjarrit. Dëmi afro 15 milionë lekë
Një pjesë e konsiderueshme e tregut të "Medresesë" në kryeqytet u përfshi dje pasdite nga flakët. Epiqendra e zjarrit ishte në njërin nga dyqanet e sektorit industrial, ku po saldohej çatia. Dëmi i shkaktuar parashikohet të ketë arritur në 15 milionë lekë të reja. Nuk ka viktima në njerëz. Policia po heton për shkaqet që çuan në përhapjen e flakëve, që mendohet se mund të ketë ardhur nga një shkëndijë e saldatriçes.
Ngjarja
Ora shënonte rreth 14.50 e së djeshmes kur forcat zjarrfikëse u lajmëruan për praninë e një zjarri në tregun pranë Medresesë. Burime policore shprehen se pas marrjes së informacionit paraprak, u konkludua se flakët kishin përfshirë rreth 10 dyqane në treg. Pesë automjete zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën. "Pamja që na u servir ishte kaotike. Ngado shihnim njerëz që rrekeshin të dilnin një orë e më parë nga tregu, por kishte shumë dyndje dhe kjo e vështirësonte gjendjen. U përballëm me panikun e një numri të madh klientësh të tregut dhe me trysninë e dëshmive që duhet të mblidhnin nga sa më shumë dëshmitarë okularë", thanë uniformat e Komisariatit nr.1, të cilët ndihmuan në veprime efektivat e zjarrfikësve. Ata shtojnë se vetëm falë ndihmës së pakursyer të 5 automjeteve zjarrfikëse që punuan rreth 2 orë, u bë e mundur që flakët të mos përhapeshin dhe më tej. Pasi, nëse zjarri do të arrinte të fitonte qoftë dhe sadopak terren, vështirësia për ta neutralizuar do të qe maksimale, në mos me pasoja të rënda për gjithë zonën përreth tregut të Medresesë. Disa nga pronarët e dëmtuar të dyqaneve të djegur janë Sulejman Subashi, Ervin Llozha, Yber Kolldashi dhe Zija Kreka. Ndonëse është ende shpejt për të folur për shifra të sakta, mësohet se dëmi nga zjarri arrin në rreth 15 milionë lekë të reja. Por ka gjasa që vlera e mallit të shkrumbuar mund të jetë dhe më e madhe. Fatmirësisht nuk pati asnjë të vdekur apo të plagosur.
Shkaku
Kanë nisur hetimet e policisë dhe prokurorisë për përcaktimin e rënies së zjarrit. Të njëjtat burime nga Drejtoria e Qarkut, saktësojnë se janë mbledhur mjaft dëshmi të vlefshme nga tregtarët që kanë qenë prezentë në ngjarjen e djeshme. "Shitësit dhe pronarët e dyqaneve janë shprehur se zjarri ka shpërthyer pak minuta para se tregu të zbrazej. Në fillim flakët kanë përpirë njërin nga dyqanet, ku shiten materiale industrialë dhe më pas është përcjellë tek ata fqinjë. Sipas tyre, në çatinë e dyqanit të Sulejman Subashit, po punonte me saldatriçe një punëtor", theksojnë blutë. Hetuesit kanë marrë menjëherë në pyetje të zotin e shitores ku po punohej dhe ai nuk e ka mohuar këtë fakt. Sipas pronarit të dyqanit, saldatori kishte disa orë që punonte aty dhe nuk ishte vënë re ndonjë lajthitje gjatë punës së tij. Kësisoj, Subashi nuk përjashtoi mundësinë e luhatjeve të energjisë elektrike, të cilat kanë shkaktuar probleme në aparatin e saldimit, duke sjellë më pas pasojën e rëndë. Por nuk përjashtohet mundësia që zjarri të ketë patur si shkak dhe ndonjë shkëndijë elektrike, si pasojë e lidhjeve jo fort të rregullta që kanë dyqanet e tregut. Blutë janë të mendimit se, ndonëse me shumë dyshime, kjo mund të jetë një nga pistat e mundshme të hetimeve mbi ngjarjen e djeshme. Ndërkaq, mohohet kategorikisht mundësia e origjinës së flakëve nga ndonjë cigare e pashuar mirë. Kjo për vetë faktin se asortimentet që tregtoheshin në dyqanet e djegura, nuk mund të merrnin flakë lehtë, duke qenë se shumica ishin prej hekuri.