E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre dëshmitë fundosën të pandehurit

Dhuna seksuale, fizike dhe psikologjike ka qenë e pranishme te këta fëmijë, të cilët për muaj të tërë nuk kanë treguar, duke vuajtur nën vete. Një djalë i vogël 9-vjeçar shpjegoi gjatë gjykimit nëpërmjet videokonferencës se ka mbajtur në trup për disa kohë shenjat e dhunës seksuale. Më pas këto shenja është detyruar t’ua tregojë prindërve të tij, të cilët bënë edhe ankesën tek autoritetet përkatëse. Ndërkohë, një djalë tjetër ka qëndruar në qendër rreth gjashtë vjet. Ai tha se kushtet ekonomike i kanë detyruar prindërit ta çonin në qendër. Gjatë gjykimit deklaroi se “do të ndihesha më mirë në rrugë, se sa në atë qendër. Baba Davidi dhe Dino më kanë keqtrajtuar. Ata për çdo natë vinin më merrnin dhe bënin me mua gjëra të turpshme”, do të shpjegonte i mituri. Fëmija i tretë që ka dëshmuar kundër shtetasve britanikë është një djalë që është birësuar në Amerikë. Ai tha se ka qenë në qendër për të marrë ndihmë sociale dhe ekonomike, pasi ishin tepër të varfër në familje. Ai tha se Robin Arnold kryente vepra të turpshme me të.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›