E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre firma të huaja në garë për Koalidimin e makinave

Tiranë - Një kompani franceze, një gjermane dhe një zviceriane janë në garë për të marrë me koncension për 20 vjet ndërmarrjen e koalidimit të makinave. Sipas Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në fazën e dytë të parakualifikimit të ofertave janë përzgjedhur kompanitë: "SAS që vjen nga Franca, "TUV Sud" nga Gjermana dhe kompania zviceriane "SGS".

Tenderi përfundimtar për kalimin tek privati të Ndërmarrjes së Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Automjeteve, ose siç njihet ndryshe koalidimi, pritet të zhvillohet më 18 dhjetor të këtij viti. Pra për dy muaj do të zgjidhet kompania fituese që do të menaxhojë kontrollin vjetor të automjeteve motorrike.

Ministria e Transportit konfirmon se kontrata e konçesionit do të bëhet deri në 20 vjet. Kompania fituese pritet të ndryshojë edhe tarifat e koalidimit të makinave. Deri tani qytetarët kanë paguar afro 30 mijë lekë në vit për kryer gjithë kontrollin fizik të makinës. Ndërsa në 2009 ata do të pagujnë më shumë.

Dhënia me koncension e kësaj ndërmarrje shtetërore pritet të forcojë rregullat për koalodimin e automjeve. Ajo është përfolur shpesh për korrusion, ku qytetarët paguanin para nën dorë për të marrë pullat që vendosen në xhamin e makinës. Është e detyrueshme me ligj që gjatë këtij kontrolli të shihet dokumentacioni i makinës si dhe kontrolli fizik i saj, si sistemi i frenimit, shkalla e ndotjes që lëshon në ambient, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›