Pi helm sepse nuk ngelte shtatzënë
05/04/2005 Grindej me bashkëshortin
BERAT - Pas sherrit me të shoqin, për shkak se nuk ngelte shtatzënë, tenton të vrasë veten me helm. Një 22-vjeçare K.R., banore e qytetit Urës-Vajgurore, mbasditen e djeshme tentoi t’i jap fund jetës, duke pirë pleh kimik (ure). Ky akt ndaj vetes është kryer pas kërkesës së të shoqit për divorc, kërkesë kjo e cila afroi konfliktin e ashpër midis burrit dhe gruas prej dy vitesh të martuar. Ishte vjehrra e saj, që e gjeti të shtrirë në dysheme duke shkumëzuar. Sipas burimeve nga reparti i urgjencës, 22-vjeçarja kishte mbërritur në spital rreth orës 17.30 minuta në gjendje komaq. Ajo kishte pirë një sasi të madhe ureje. Sipas burimeve nga mjekët e urgjencës, viktimës i është bërë mjekimi intensiv kundra helmit për ta shpëtuar, por ende ata nuk japin shpresa për jetën. 22-vjeçarja nuk ka dalë nga gjendja e shokut. Të afërmit kanë treguar se gruaja kishte dy vjet e martuar dhe nuk kishte arritur të ngelte shtatzënë. Mjekimet dhe konsultat për kohë të gjatë nuk kanë dhënë rezultat për çiftin. Një mendim i bashkëshortit për ndarje i ka shkaktuar asaj krizat që e shtynë drejt pirjes së helmit.
Me viktimën e djeshme të vetëhelmuar shkon në 28 numri i të vetëhelmuarve në qarkun e Beratit, nga të cilat 11 gra të vdekura, dy nëna me nga dy fëmijë, tre vajza të moshës deri në 18 vjeçe. Ndërsa kanë vdekur nga i njëjti veprim edhe 6 burra.