E Diel, 1 Nëntor 2026

Një plumb “kallashnikovi” në zemër, vret veten vajza 18-vjeçare

05/04/2005  VLORË - Një adoloshente vetëvritet me armën që babai i saj mbante në banesë. Të afërmit kanë treguar se vajza kohët e fundit kishte probleme psikike, duke reflektuar me mbylljen në vetvete.

Albana Xhelo, e datëlindjes 26.11.1987, nga Kanina, ka marrë armën, tip “Kallashnikov”, dhe me një të shtënë drejt e në zemer ka qëlluar vetëm një plumb, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Familjarët ishin të parët ata që kanë parë vajzën e tyre të shtrirë në dhomën e saj, e të mbuluar nga gjaku. Zhurma e plumbit i ka dërguar ata në dhomën ngjitur. Ndihma e tyre nuk mundësoi kthimin në jetë. Familjarët e kanë marrë trupin e vajzës dhe e kanë çuar në spital për të kryer ekpsertizë mjeko-ligjore.

Sipas burimeve të policisë mësohet se vajza ka marrë armën e shtëpisë dhe është mbyllur në dhomën e saj në një gjendje të rënduar nervore. Në vëndngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë këqyrur vendin e ngjarjes, duke marrë në pyetje edhe të pranishmit e shtëpisë në momentin e ndodhjes së krimit. Familjarët thanë se, ditët e fundit, vajza ka qenë disi e mbyllur, por pa shfaqur ndonjë shqetësim të saj, si dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

Sipas policisë, po hetohet në disa pista për gjetjen e motivit të sakrifikimit të jetës së adoleshentes nga Kanina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›