Kukës- Asfiksohen 15 studentë nga rrjedhja e gazit në auditor
Kukës- Si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi janë asfiksuar 15 studentë të fakultetit të Infermjerisë në Kukës.
Incidenti ka ndodhur gjatë zhvillimit të një ore leksioni, ndërkohë që bombula e gazit përdorej për ngrohjen e ambientit.
Studentët bashkë me pedagogen janë dërguar menjëherë në spital ku po kurohen, ndërkohë mësohet se dy studente janë në gjendje të rëndë dhe janë futur në sallën e reanimacionit. Sipas burimeve spitalore rrjedhja e gazit ka shkaktuar te studentet marrje mendsh, humbje ndjenjash, por të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes së studentëve në spital është krijuar një gjendje kaosi, por të gjithë po marrin kujdesin e duhur mjekësor.
Shkrime të tjera me interes:
- Emergjenca në Kukës, shtatzëna transportohet nga familjarët drejt spitalit Kukës- Qindra familje në zonën e Kukësit po vuajnë mungesën...
- Kukës, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur pasojë e aksidentit automobilistik Kukës – Një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe 6 të...
- Ngricat “paralizojnë” anijet e gazit, pritet rritje çmimi në tregun shqiptar Tiranë- Rritja e kërkesës për gaz dhe bllokimi i anijeve...
