Shqiperia ne BE? Spanja: Pas Maqedonise
BRUKSEL-Spanja premton se gjatë presidencës së saj të BE do të mbështesë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa prioritet të saj ka finalizimin e negociatave me Kroacinë dhe zgjidhjen e cështjes së emrit të Maqedonisë, në vend të dytë janë diskutimi i kandidaturave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Herzegovinën. “Mendoj se 2010 do të jetë një vit kyc për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor: Presidenca spanjolle e BE, Komisioni Europian, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme europiane, do të punojnë së bashku që rajoni të ecë përpara në rrugën e integrimit europian.”- deklaroi dje ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE, dje pas dialogut ministror me Serbinë, në fillim të Këshillit të Jashtëm në Bruksel. Gjatë presidencës spanjolle- ka deklaruar Moratonos- do të finalizojmë negociatat me Kroacinë dhe do të përpiqemi të zgjidhim cështjen e emrit të Maqdonisë, Më pas është cështja e kandidaturës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.”- ka thënë ministri i jashtëm spanjoll i cili ka nënvizuar progresin e kryer nga vendet e Ballkanit në 10 vitet e fundit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Bashkimin Europian.Shqipëria dhe BE-ja Për Shqipërinë nota me të cilën do të vlerësojë BE progresin e Shqipërisë do të ndikohet edhe nga klima politike në vend dhe aftësia e klasës politike për të zgjidhur me mjete politike krizën në marrdhëniet mazhorancë-opozitë .Të enjten më 28 janar Asambleja e Këshillit të Europës do të marrë në shqyrtim një raport mbi Shqipërinë ku situata politike cilësohet problematike. Në raport kërkohet që qeveria të ngrejë një komision parlamentar hetimi për zgjedhjet dhe opozita të hyjë në parlament, si dhe propozon një tryezë të partive politike dhe ndërmjetësim nga ana e presidentit Bamir Topi.“Mospjesemarrja e opozites së majtë në Parlament mund të ndikojë në ngadalësimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pasi BE ka axhendën e vet për të përmbushur, paralajmeroi ambasadori spanjoll ne Tiranë, Manuel Mantobio në një intervistë të publikuar pak ditë më parë në një intervistë për Dwelle në shqip. Për Shqipërinë katër muajt e ardhshëm janë kyce për rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe liberalizimit të vizave. Në fund të muajit shkurt misionet e BE do të bëjnë vlerësimin e plotësimit të standarteve për të merituar liberalizimin e vizave në hapësirën SCHENGEN.Gati një muaj më pas, në fund të marsit Shqipëria do të bëjë dorëzimin e pyetësorit të BE-së, për vlerësimin e kërkesës së saj për të marrë statusin e vendit kandidat.Më 10 maj 2010 në Bruksel do të zhvillohet një takim mes Këshillit të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA, cka përbën një ngjarje kyçe për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian. Ballkani në BEZgjerimi i BE me vende të reja nga Ballkani Perëndimor është faza e re, që hap hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Kjo përkon edhe me kalimin e Ballkanit Perëndimor në një fazë të re: nga Marrëveshjet e Stabilizim- Asocimit me BE në atë të anëtarësimit.Ministri i jashtëm spanjoll Moratinos nënvizoi dje progresin e arritur në Ballkan në 10 vitet e fundit dhe rëndësinë për stabilitetin e Bashkimit Europian.Në këtë kuadër Spanja konderon si moment kyc të presidencës së saj takimin që do të zhvillohet në Sarajevë mes ministrave të jashtëm të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor. Takimi zhvillohet 10 vjet pas samitit të Zagrebit, që u zhvillua pas krizës së Kosovës, i cili i dha rajonit perspektivën e kalimit nga zgjidhja e konflikteve në atë të MSA me BE. Samiti i majit është momenti i kalimit nga MSA te zgjerimi i BE- së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm spanjoll Moratinos konfirmoi dje qëllimin e Spanjës për të organizuar samitin e nivelit të lartë, ku do të marrë pjesë dhe Kosova.“Tani është momenti i kalimit nga MSA tek zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e domosdoshme jo vetëm që këto vende të mos kenë më konflikte, por që të jenë të afta të flasin me një zë të përbashkët në BE. Kjo është sfida e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër është koha që edhe BE t'u japë këtyre vendeve një perspektivë të re për aspiratën e tyre për të qenë anëtare të shtëpisë sonë të përbashkët.”- deklaroi ambasadori Mantobio për Dwellen.