E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ligjet e reformës që presin votat e PS-së

Drejtësia

Janë tre projektligje të rëndësishme, pjesë e reformës në drejtësi, që kërkojnë votat e opozitës. I tillë është projektligji “Për konferencën gjyqësore”, projektligji “Për organizimin e KLD-së”, si dhe projektligji “Për Gjykatën e Lartë”. “Lidhur me projektligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’ ka pasur një grup pune pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në përbërje të grupit të punës, krahas ekspertëve të ministrisë, ishin ftuar edhe përfaqësues prej KLD-së dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjithashtu, pranë Ministrisë së Drejtësisë ka pasur një projekt asistence nga qeveria gjermane, nëpërmjet një eksperti gjerman për identifikimin e roleve që duhet të luajnë dy inspektoratet. Aktualisht Ministria e Drejtësisë është në fazën e analizimit të raportit të kësaj ekspertize. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë ka hartuar projekt-politikën dhe po punon për formulimet konkrete, si dhe pritet rithirrja e grupit të punës. Projektligji, ndër të tjera, do të synojë të përcaktojë qartësisht dhe saktësisht kompetencat e Inspektoratit të KLD-së dhe raportet e tij me Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar draftimin e projektligjit të ri “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›